LIVE UPDATES
Bota

Populizëm në fushatën zgjedhore në Bavari

Në landin më të madh gjerman zhvillohen të dielën (08.10.) zgjedhje Kryeministri, Markus Söder, CSU dëshiron të qëndrojë në pushtet me koalicionin aktual. Por si vepron ai me tonet populiste të partnerit të koalicionit?

8 Tetor 2023, 08:47 Nga A.B

Populizëm në fushatën zgjedhore në Bavari

Kur kryeministri, Markus Söder hyn në sallën e mitingut zgjedhor ai nuk shkon drejt e në skenë, por hyn nga pjesa e pasme e sallës duke ecur si një boksier që po ngjitet në ring me shtrëngim të sa më shumë duarve, i shoqëruar në një eskortë me truproja, asistentë, nganjëherë kameramanë. Ai do të duket si dikush që del nga mesi i popullit. Dikush që ndjehet pjesë e tyre dhe do ta tregojë këtë. Në Ebersberg pranë Mynihut kështu u shfaq Söder në një takim zgjedhor ku mbajti një nga fjalimet e tij rutinë, që nuk ka nevojë t'i lexojë dhe përmbajtjen e zgjedh sipas publikut. Në këtë takim batutat e tij lidheshin me mbrojtësit e klimës, ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbach, dhe natyrisht kundërshtarin e tyre, Të Gjelbrit si dhe gjoja preferencat e tyre për ndalime, të mos hash sallam, ëmbëlsira etj.

Söder që prej kohësh luan në klaviaturën e populizmit ka zbuluar me sa duket që ushqimi është rruga për të shkuar drejt e në zemrat e votuesve. Mes dhuratave që shpërndau ai në Ebersberger ishte një libër gatimi, bazuar në hashtagun #Söderisst. -Söder ha. Kryeministri bavarez poston rregullisht ato që shtrohen në tavolinë pas takimeve zgjedhore apo konferencave të shtypit. Prej tyre ka dalë tani një libër.

Söder ushqehet me atë çfarë ofron Bavaria

Kush shfleton librin e ka të qartë: Ky njeri e do ushqimin bavarez. Një bavarez nga koka në këmbë, ky është mesazhi. Dhe CSU e Söderit është në thelb Bavaria, le të kuptohet gjithmonë kryeministri bavarez. "Një CSU e fortë është një Bavari e fortë", tha ai dhe thumbon qeverinë në Berlin. "Dhe asgjë nuk do më shumë Berlini, se një Bavari të dobët."

Por kohët e fundit, Söder ka një problem tjetër. Në çështjet e populizmit ai po parakalohet nga partneri i koalicionit, kreu i Zgjedhësve të Lirë, Hubert Aiwanger. 52-vjeçari është zëvendëskryeministër, ministër ekonomie dhe drejtues i një partie të re konservatore që paraqitet shumë e afërt me popullin. Mes dy partive nuk ka dallime ideologjike -të dyja janë të politikës së qendrës së djathtë, social-konservatorë dhe liberal nga ana ekonomike. Por pas zgjedhjeve në vitin 2018, kur Söder vendosi për Zgjedhësit e Lirë e jo Të Gjelbrit marrëdhënia nuk është më e qetë. Besimi i votuesve tek Aiwanger është rritur.

Aiwanger: Një populist i ri merr hov

Skandalet për simpatitë ma gjasë për ekstremistët e djathtë në kohën kur ishte nxënës dhe retorika e tij për "rimarrjen e demokracisë" i kanë rritur vlerat e sondazheve. Aiwangeri këmbëngul që jo të gjitha daljet e tij publike të kuptohen si "fjalime në tenda birrash", por sipas tij "tek kultura e tendës së birrës bën pjesë ekzagjerimi, disa batuta të forta për të qeshur e nganjëherë edhe pretendime të ekzagjeruara për konkurrentët politikë", thotë ai për DW. Ky shkëmbim ka traditë në Bavari, sipas tij. Nëse vjen kancelari Scholz në një tendë birre për të mbajtur fjalim, nuk vjen kush, thotë Aiwanger. Ai e argumenton këtë me stilet e ndryshme të fushatave zgjedhore dhe dallimeve rajonale. "Gjermania veriore është më e distancuar dhe e përmbajtur se Bavaria." Aiwanger nuk shqetësohet për efektet e retorikës së tij populiste. "Më besoni apo jo, nuk e shoh veten si populist, sepse tek populisti shoh dikë që kundër bindjeve të tij përhap të pavërteta për të nxitur atmosferën."

Të Gjelbrit, AfD, Zgjedhësit e Lirë dhe FDP

Sipas një sondazhi aktual të televizionit gjerman, ZDF, Partia Kristiansociale e Söderit,CSU pritet të kapë vlerën 37% në votime. Tradicionalisht partitë e qendrës së majtë kanë qenë të dobta në Bavari. Këtë vit të Gjelbrit në sondazhe arrijnë pak a shumë  atë nivel si Zgjedhësit e Lirë dhe AfD, mes 14 dhe 16%. Socialdemokratët e kancelarit Scholz kanë rënë në sondazhe nën 10%, dhe liberalët e FDP, partner i vogël i koalicionit në Berlin kërcënohen nga një dështim rajonal. FDP mund të mos e kalojë kufirin 5% për të hyrë në parlament.

Brenda CSU autoriteti i Markus Söder është i patundur, po për Söder një rezultat zgjedhor nën 35% do të ishte katastrofal, ai i trembet humbjes së gjithnjë e më shumë votuesve të CSU tek spektri i djathtë. Me Zgjedhësit e Lirë Söder do të vazhdojë bashkëpunimin dhe me këtë ta mbajë të ulët rrezikun e ekstremit të djathtë.

Por kjo taktikë zgjedhore mund të jetë e dëmshme në plan afatgjatë për CSU, sepse Zgjedhësit e Lirë ndjehen të inkurajuar të kërkojnë më shumë se 3 nga 15 postet e kabinetit qeveritar bavarez, siç i kanë aktualisht. Në takimin zgjedhor në Ebersberg ka duartrokitke të forta, kur Söder shprehet ashpër kundër partisë të ekstremit të djathtë AfD. Sabine Maier një votuese e CSU e shikon këtë parti si joshëse vetëm me retorikë. CSU nuk ka zgjedhje tjetër veç të bashkëpunojë me Zgjedhësit e Lirë. "Bashkëpunimi me Të Gjelbrit nuk është opcion, me AfD, falë Zotit jo, mbetet vazhdimi i koalicionit me Zgjedhësit e Lirë."/DW

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet