LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden shkon në takimin e G20, presidenti kinez nuk merr pjesë

Presidenti Joe Biden shkon në takimin e G20 në Indi me synime ambicioze dhe shpresa të mëdha për bashkëpunim mes vendeve më të pasura dhe të zhvilluara, sipas Shtëpisë së Bardhë.

6 Shtator 2023, 15:04 Nga I.A
Presidenti Biden shkon në takimin e G20, presidenti kinez nuk merr
G20

SHBA- Presidenti Biden viziton Indinë këtë javë, krahas udhëheqësve nga Grupi i 20 shteteve më të zhvilluara dhe të pasura në botë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell ai do të trajtojë temat e ndryshimeve klimatike, ristrukturimit të borxhit dhe luftës në Ukrainë, si edhe do përshëndesë anëtarët e rinj të grupit.

Presidenti Joe Biden shkon në takimin e G20 në Indi me synime ambicioze dhe shpresa të mëdha për bashkëpunim mes vendeve më të pasura dhe të zhvilluara, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Shpresojmë që ky takim i G20 të tregojë se si ekonomitë kryesore të botës mund të punojnë së bashku edhe në periudha sfiduese. Ndërsa udhëtojmë drejt Nju Delhit, qëllimi ynë është të ndihmojmë shtetet në zhvillim e sipër, të shënojmë përparim në përparësitë tona kyçe për amerikanët duke filluar nga çështjet klimatike deri te teknologjia, dhe të dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj G20 si forum që siç e thashë më parë mund të japë rezultate,” thotë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Takimi në Nju Delhi të Indisë do të mbizotërohet nga çështje për të cilat delegacionet e shteteve pjesëmarrëse jo gjithnjë pajtohen, si lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike, reformimi i institucioneve ndërkombëtare që sigurojnë mbështetje financiare për shtetet në zhvillim e sipër dhe vendimin për të pranuar Unionin Afrikan 55 anëtarësh në këtë forum. Analistët thonë se mungesa e dy udhëheqësve kyçë – Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping – do të ndikojë në rrjedhën e takimit.

“Mendoj se është lajm i mirë, që zoti Putin sërish ka vendosur të mos marrë pjesë në takim, ashtu si edhe vitin e kaluar në Bali. Dhe gjasat janë që as presidenti kinez nuk do të marrë pjesë. Ky fakt u mundëson të gjitha shteteve të marrin vendime më lehtësisht,” thotë zoti John Kirton nga Grupi Hulumtues G20, pranë Universitetit të Torontos.

I pyetur për mungesën e zotit Xi, presidenti Biden tha se është i zhgënjyer, por se do ta takojë në një rast tjetër, por nuk dihet ende se kur mund të mbahet një takim i tillë. Ndërkohë analistët shpresojnë që India dhe Kina të tejkalojnë mosmarrëveshjet rreth një harte të re territoriale të Kinës, të cilën India e kundërshton.

“Tensionet gjeopolitike kanë ekzistuar prej kohësh, edhe para G20-ës në Indi. Fakti që ato janë të theksuara dhe temë qendrore në prag të këtij takimi, nuk është një situatë ideale. Shpresa dhe pritshmëria ime është që të përqëndrohen në çështjet ekonomike dhe që mosmarrëveshjet rreth kufirit të trajtohen veçmas,” thotë zonja Stephanie Segal nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ekonomike.

Ajo thotë se shpreson që delegacionet të tejkalojnë dallimet dhe të përqëndrohen në reformimin e institucioneve si Banka Botërore – një çështje që analistët thonë do të kishte ndikim të shumëfishtë.

“Refomat e tilla do ta vendosnin theksin tek ajo që e quajmë e mira globale publike – si çështjet klimatike, përgatitjet për pandemi, pasiguria ushqimore. Refomat do të mundësonin që këto institucione, përfshirë Bankën Botërore, të ofronin financim shtesë për tregjet në zhvillim dhe shtetet me të ardhura të ulëta dhe financim me kushte shumë më të favorshme,” thotë zonja Segal.

Takimi në Nju Delhi fillon të shtunën.

Marrë nga VOA

joe biden g20

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet