LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden viziton të martën Poloninë, zbardhen temat që pritet të diskutojë

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, presidenti do ta mbajë këtë fjalim megjithë në zbehje të mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur. 

18 Shkurt 2023, 16:51 Nga a.l
Presidenti Biden viziton të martën Poloninë, zbardhen temat
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden do të mbajë të martën një fjalim në Poloni, ku do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet. Fjalimi presidentit mbahet vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus në Ukrainë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, presidenti do ta mbajë këtë fjalim megjithë në zbehje të mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur. 

Presidenti Biden do bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës për sa kohë që do të jetë e nevojshme, siç e keni dëgjuar ta thotë disa herë. Më pas, të mërkurën, Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e nëntë vendeve të grupit të Bukureshtit, njohur ndryshe si B9-ta”, tha zoti Kirby.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane që zoti Biden të vizitojë Ukrainën, apo që gjatë këtij udhëtimi të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vëzhguesit thonë se ekziston mundësia që ata të takohen në Poloni. Herën e fundit ata janë takuar në dhjetor kur zoti Zelensky bëri një vizitë të paparalajmëruar në Uashington.

Vëzhguesit thonë se Moska po e shndërron konfliktin në një luftë degradimi gradual, me synimin për të dobësuar vendosmërinë ukrainase dhe durimin e Perëndimit. Ukraina ka avantazhin e armatimeve të teknologjisë së lartë perëndimore, por Rusia po përfiton nga përmasat e mëdha të ekonomisë së saj, burimet njerëzore dhe kapacitetet e prodhimit në fushën e mbrojtjes.

Po përpiqemi në thelb të arrijmë një balancë duke u dhënë ukrainasve mbështetje të mjaftueshme ushtarake që të mund ta sjellin këtë luftë në një përfundim të suksesshëm. Por, kjo duhet arritur duke mos e shtuar rrezikun për një Luftë të Tretë Botërore, siç thotë dhe Presidenti Biden. Nuk është balancë e lehtë për t’u arritur”, thotë George Beebe, nga Insituti “Quincy”.

Megjithëse ka ende mbështetje të gjerë për Ukrainën në Kongres, disa ligjvënës republikanë, partia e të cilëve tashmë ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, po ngrenë pikëpyetje mbi fondet e mëdha që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë drejt Kievit – 40 miliardë dollarë në ndihma sigurie, ekonomike dhe humanitare që nga fillimi i sulmit rus.

Lufta po bëhet me shpatullat e taksapaguesve amerikanë. Dhe cili është plani ynë zoti president? A është një luftë pa fund? A do të vazhdojmë të dërgojmë armatime që nuk dimë se ku shkojnë saktësisht, apo se si do të përdoren? Deri kur?”, i tha Zërit të Amerikës Ligjvënësi republikan Ryan Zinke.

Anketimet tregojnë se gati gjysma e amerikanëve tashmë thonë se Uashingtoni duhet t’i bëjë thirrje Kievit për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet