LIVE UPDATES
Bota

Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla

Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë.

15 Gusht 2024, 18:24 Nga M.B
Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon
Presidenti bullgar, Rumen Radev. Fotografi nga arkivi.

BULLGARIA- Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratuar së fundi ndalimin e “promovimit” të LGBT-së në shkolla, pavarësisht thirrjeve nga intelektualët bullgarë që të vendosë veto. Grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq, paralajmëruan protestë kundër kësaj mase më 15 gusht.

Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë. Qindra akademikë bullgarë, përmes një letre të hapur, i kërkuan presidentit Radev që të vendosë veto ndaj këtij amendamenti.

Ndryshimet synojnë të trajtojnë “një problem që nuk ekziston” në sistemin arsimor të Bullgarisë, u tha në letër dhe në vend të kësaj do të “normalizojë sulmet politike” ndaj komunitetit LGBT. Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Michael O'Flaherty, po ashtu i kishte bërë thirrje Radevit që të mos e nënshkruajë ligjin, duke theksuar se ishte “shumë i shqetësuar” me ndalesën.

Radevi nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve, por zyra e tij për media tha se ai “shprehu qëndrimin e tij për këto ndryshime” duke i shndërruar ato në ligj. Më 7 dhe 8 gusht, në kryeqytetin bullgar, Sofje, kishte protesta pasi ligjvënësit miratuan amendamentin e Ligjit për arsim parashkollor dhe shkollor më 7 gusht.

Amendamenti u propozua nga partia proruse e ekstremit të djathtë, Rilindja, dhe kaloi me 159 vota për, 20 kundër dhe dhjetë abstenime. Ligjvënësit po ashtu votuan një amendament tjetër në këtë ligj, ku përkufizohet “orientimi seksual jotradicional” si “i ndryshëm nga nocioni i pranuar përgjithësisht... i tërheqjes mes personave të gjinive të ndryshme”.

Edhe ky amendament kaloi me shumicë pothuajse të njëjtë. Mbështetësit e këtyre amendamenteve thanë se ato reflektojnë frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse.

Amendamentet po ashtu janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare. Por, shumë grupe për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se këto amendamente “sulmojnë” të drejtat e fëmijëve.

Grupet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e LGBT-së kanë thënë se formulimet në këto ndryshime ligjore janë të ngjashme me ligjet “propaganduese” në Rusi dhe Hungari, sa i përket këtij komuniteti. Këto ligje janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut që kanë thënë se shkelin lirinë e shprehjes dhe promovojnë diskriminim dhe shkelje kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT. Hulumtuesit dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e vendosin Bullgarinë në listën e shteteve në Evropë me gjendjen më të keqe sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT./ REL

bullgaria

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet