LIVE UPDATES
Bota

Presidenti francez kritikon strategjinë e Izraelit për Gazën

Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve në Katar donte të angazhohej që përpjekjet për arritjen e armëpushimit të intensifikohen.

6 Dhjetor 2023, 08:56 Nga r.ll
Presidenti francez kritikon strategjinë e Izraelit për Gazën
emmanuel macron

FRANCË- Qëllimi i presidentit francez Emmanuel Macron është të arrijë një armëpushim të ri midis organizatës terroriste Hamas dhe ushtrisë izraelite, i cili më pas duhet të çojë në një armëpushim afatgjatë. Kështu u shpreh Macroni në fundjavë gjatë një vizite të shkurtër në konferencën botërore të klimës COP28 në Dubai. Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve në Katar donte të angazhohej që përpjekjet për arritjen e armëpushimit të intensifikohen.

Ai nuk bëri përshtypje të madhe me sugjerimet e tij. Hamasi vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite ka zgjeruar ofensivën drejt pozicioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës. Hamasi vazhdon ende të mbajë pengje. Sipas Kombeve të Bashkuara situata e popullsisë civile në Gaza është katastrofike.

Macron dyshon që Hamasi mund të shkatërrohet

Emmanuel Macroni vuri gjithashtu për herë të parë në dyshim publikisht qëllimet e luftës së Izraelit. "Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit dhe a beson dikush se kjo është e mundur? Edhe sikur të ishte e mundur, lufta do të zgjaste dhjetë vjet," tha presidenti i Francës në Dubai. Përgjigja indirekte nga Jeruzalemi erdhi menjëherë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vazhdimi i ofensivës tokësore në Gaza ishte mënyra e vetme për të "mposhtur plotësisht" Hamasin. "Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha qëllimet tona të luftës”, theksoi Netanyahu në televizionin izraelit

Presidenti Macron kërkoi në Dubai që udhëheqja izraelite "të jetë më e saktë në lidhje me qëllimet e saj dhe qëllimin përfundimtar për të cilin po përpiqet". Plane për një pushtim të plotë të Rripit të Gazës dhe administrimin nga Izraeli nuk ka. Dhe është e paqartë se kush do ta marrë këtë detyrë pas përfundimit të luftës.

Udhëheqja terroriste e Hamasit bëri të qartë se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet një armëpushim. Deri atëherë nuk mund të diskutohet për lirimin e pengjeve

Jashtë rrugës së BE-së

Me komentet e tij presidenti francez largohet nga qëndrimi i përbashkët zyrtar i Bashkimit Evropian, për të cilin u ra dakord në samitin e fundit në fund të tetorit. Krerët e shteteve dhe të qeverive bënë thirrje për "armëpushime" të shkurtra për të liruar pengjet dhe për të siguruar furnizime për popullsinë. Për armëpushim nuk u fol, sepse ata nuk donin të bënin shumë presion mbi Izraelin.

Përveç Francës, edhe Spanja dhe Belgjika tregojnë më shumë mirëkuptim për shqetësimet e palestinezëve sesa Gjermania, e cila mbështet qartë veprimet e Izraelit. Në samitin e ardhshëm të BE-së do të diskutohet sërish javën e ardhshme qëndrimi i përbashkët i BE-së në konfliktin e Lindjes së Mesme .

Distancë të barabartë ndaj të dyja palëve

Për momentin duket se Emmanuel Macroni synon të mbajë një distancë të barabartë si ndaj Izraelit dhe palestinezëve. Edhe presidenti francez Charles de Gaulle ishte përpjekur ta poziciononte Francën pas Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 në mes. Asokohe Izraeli mundi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë dhe fitoi kontrollin mbi Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës, Lartësitë e Golanit dhe Sinain.

Menjëherë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, presidenti francez u solidarizua pa asnjë pikë dyshimi me Izraelin. Në fund të fundit, edhe Franca ishte bërë disa herë viktimë e sulmeve islamike gjatë viteve të fundit. Megjithatë pasi filloi bombardimi masiv i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që shkaktoi vdekjen e gjithnjë e më shumë civilëve palestinezë, qëndrimi i Macron ndryshoi. Në një intervistë jashtëzakonisht të ashpër me BBC më 10 nëntor, presidenti francez e akuzoi Izraelin për bombardimin e civilëve. Për këtë nuk ka asnjë justifikim dhe legjitimitet, tha ai. Qeveria e Izraelit reagoi me indinjatë.

Emmanuel Macroni dëshiron të parandalojë përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme në shoqërinë në Francë. Ai e bëri të ditur këtë në një fjalim televiziv. Në Francë jeton një komunitet shumë i madh hebre si dhe një komunitet shumë më i madh mysliman. Atentati me sfond islamist i së shtunës ndaj kalimtarëve në Paris ishte sulmi i dytë që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit. Pra rreziku për të cilin flet Macroni është real.

Macroni nuk është i vetëm

Këtë fundjavë Macroni mori mbështetje nga SHBA me idenë e tij të fundit për një armëpushim dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila mori gjithashtu pjesë në konferencën për klimën në Dubai, tha se ishin vrarë shumë palestinezë të pafajshëm. "Po të flasim hapur përmasat e vuajtjeve, fotografitë dhe videot që vijnë nga Gaza, të dëshpërojnë thellë”, tha Harris.

Edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi gjatë një aktiviteti në Kaliforni, se Izraeli ka detyrim moral për të mbrojtur popullsinë e tij civile. Përvoja e tij në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak i ka treguar se popullsia duhet të mbrohet edhe në luftërat që zhvillohen shtëpi më shtëpi. "Nëse i çon ata në krahët e armikut, mund të arrish një fitore taktike, por do të pësosh një disfatë strategjike”./DW

emmanuel macron konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj