LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët belg mbajnë në burg ish-zëvëndëspresidenten e PE, avokati i Kailit: E kanë keqtrajtuar

Gjatë seancës, Kaili u shfaq e rraskapitur dhe nuk i mbante dot lotët kur fliste për vajzën e saj 23 muajshe, tha një burim me njohuri për procesin gjyqësor për Euronews, duke folur në kushte anonimiteti.

20 Janar 2023, 11:29 Nga I.A
Prokurorët belg mbajnë në burg
Eva Kaili

BRUKSEL- Eva Kaili, eurodeputetja greke në qendër të skandalit të korrupsionit që përfshiu Parlamentin Europian, është lënë në burg për të paktën një muaj shtesë. Vendimi u mor nga një gjyqtar belg pasi Kaili u paraqit në një seancë të enjten.

“Me urdhrin e saj këtë mëngjes, dhoma e para-këshillit konfirmoi paraburgimin e E.K.”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për shtyp nga Prokuroria Federale belge, duke përdorur inicialet e të akuzuarit.

Kaili ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda 24 orëve. Gjatë seancës, Kaili u shfaq e rraskapitur dhe nuk i mbante dot lotët kur fliste për vajzën e saj 23 muajshe, tha një burim me njohuri për procesin gjyqësor për Euronews, duke folur në kushte anonimiteti.

"Ajo që zonja Kaili ka përjetuar në qelinë në Stacionin e Policisë Federale në Bruksel duket si Kohë Mesjetare," tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, përpara seancës dëgjimore të së enjtes, duke këmbëngulur se ajo është e pafajshme.

“As nuk mund të flinte, kjo ishte e ndaluar, ishte në të ftohtë, ia morën pallton, e lanë në një dhomë të ftohtë dhe asaj iu refuzua një batanije e dytë dhe nuk u la të lahej. Të gjitha këto janë tortura.”

Kaili u arrestua më 9 dhjetor dhe akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. Ligjvënësi grek dyshohet se ka pranuar "shuma të mëdha" parash dhe dhuratash përmes një operacioni të paligjshëm lobimi, që dyshohet se përfshin Katarin dhe Marokun, me qëllim që të ndikojë në politikëbërjen e BE-së. Deri në 150,000 euro para të gatshme thuhet se u gjetën në shtëpinë e Kailit në Bruksel, të cilat ajo i ndau me partnerin e saj të jetës, Francesco Giorgi dhe vajzën e tyre.

Arrestimi i saj tronditi Brukselin dhe çoi në largimin e saj si një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian. Përveç Kailit, tre persona mbeten në burg si pjesë e hetimit në vazhdim: Francesco Giorgi, ish eurodeputeti Pier Antonio Panzeri dhe drejtori i OJQ-së Niccolò Figà-Talamanca. Autoritetet belge kanë kërkuar heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve socialistë shtesë: Marc Tarabella (Belgjikë) dhe Andrea Cozolino (Itali). Të dy mohojnë çdo keqbërje.

Panzeri, kreu i supozuar i grupit, nënshkroi këtë javë një marrëveshje me autoritetet belge, sipas së cilës ai pranoi fajin e tij dhe pranoi të ndajë detaje "zbuluese" dhe "të rëndësishme" me hetuesit. Avokati i tij tha për Euronews se italiani kishte pranuar se kishte marrë pjesë në "akte korrupsioni në lidhje me Katarin dhe në lidhje me Marokun" dhe se ai ishte "të paktën një nga drejtuesit e një organizate që kishte si një nga objektivat e saj të korruptonte njerëzit". Katari dhe Maroku i kanë kundërshtuar fuqishëm pretendimet.

Skandali u zbulua muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro gjatë një sërë bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, duke përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para. Eurodeputetët dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit. Mes të dyshuarve të tjerë është një eurodeputete greke në detyrë, Eva Kaili, së cilës i është hequr roli i saj si nënkryetare e Parlamentit, partneri i saj Francesco Giorgi dhe lobisti Niçolò Figà-Talamanca. Ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri ka marrë statusin e të penduarit dhe pritet të zbërthejë detaje.

eva kaili michalis dimitrakopoulos skandali ne pe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet