Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli është zotuar të asgjësojë Hamasin dhe thotë se qëllimi i tij në Gazë është të shkatërrojë objektivat e lidhur me këtë grup, ndërsa u kërkon civilëve të largohen nga zonat në fjalë. Ndërkohë Hamasi, që gëzon mbështetjen e Iranit, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit.
HOLANDË– Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) i bëri thirrje të dielën Izraelit të respektojë rregullat ndërkombëtare të luftës dhe tha se po përshpejton hetimet për dhunën nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
“Nuk ka justifikim që në Gazë doktorët të bëjnë operacione pa drita, që fëmijët të operohen pa anestezi. Imagjinoni dhimbjen”, tha prokurori Karim Khan në një video të publikuar në internet pas vizitës katër ditore në Izrael dhe Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.
“Isha tepër i qartë, se është koha të zbatohen ligjet. Nëse Izraeli nuk i respekton ato, më pas nuk duhet të ankohet”, tha zoti Khan.
Izraeli është zotuar të asgjësojë Hamasin dhe thotë se qëllimi i tij në Gazë është të shkatërrojë objektivat e lidhur me këtë grup, ndërsa u kërkon civilëve të largohen nga zonat në fjalë. Ndërkohë Hamasi, që gëzon mbështetjen e Iranit, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit.
Prokurori Khan gjithashtu i bëri thirrje Hamasit që të respektojë rregullat e luftës dhe të mos keqpërdorë asnjë ndihmë humanitare që dërgohet në Ripin e Gazës.
“Civilët duhet të kenë qasje tek ushqimet bazë, ujin dhe furnizimet mjekësore tepër të nevojshme, pa vonesa të mëtejshme, me shpejtësi dhe në masë”, tha ai.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) tha se mizoritë e kryera nga Hamasi më 7 tetor ishin "disa nga krimet më të rënda ndërkombëtare që trondisin ndërgjegjen e njerëzimit" dhe tha se institucioni i tij është i gatshëm ta ndihmojë Izraelin në hetimin e tyre dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.
Në të njëjtën kohë, ai tha se dhuna nga kolonët në Bregun Perëndimor ishte "e papranueshme" dhe se gjithashtu nuk mund të lihej pa u ndëshkuar.
Izraeli nuk është vend anëtar i gjykatës me seli në Hagë dhe nuk e njeh juridiksionin e saj. Por prokurori Khan në tetor theksoi se gjykata kishte juridiksion mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga militantët e Hamasit në Izrael dhe nga izraelitët në Rripin e Gazës. ICC-ja ka një hetim në vazhdim në territoret e pushtuara palestineze për krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit që nga viti 2021.
Marrë nga VOA
Takimi i sigurise ne France FRANCË- Armand Rajabpour-Miyandoab, autori i dyshuar i sulmit që vrau një person në Paris mbrëmë,...
Sheynnis Palacios NIKARAGUA- Kur Sheynnis Palacios u shpall Miss Universe, erdhi si një lajm i mirë në Nikaragua. Turma të gëzuara...
Foto ilustruese GUAJANË- Venezuelianët po votojnë në një referendum për të vendosur të ardhmen e një pjese t&e...
Takimi KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në Prishtinë përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Luginë...
Homazhet per Liridonen SUEDI- Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjer...
Foto Ilustruese DANIMARKË- Danimarka vendosi të marrë nën mbrojtje të gjitha vendet dhe institucionet që kanë lidhje me ...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Çdo vit, mijëra njerëz nga të gjithë Shtetet e Bashkuara ofrojnë punë vullnetare p&eu...
MALI I ZI- Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes së disa herë të datës së par...
Giorgia Meloni dhe Aleksander Vucic ITALI- Kryeministrja italiane, e cila pretendon të jetë një ndër mbështetëset kryesore t&...
Gaza IZRAEL- Menjeherë pasi marrëveshja me Hamasin morri fund Izraeli ka zgjeruar manovrën tokësore në sektorin jugor të Gaz&...