LIVE UPDATES
Bota

Prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-Presidentit Trump, me karrierë të gjatë kundër korrupsionit

Smith ka një pozicion të ri, megjithëse jo domosdoshmërisht punën e ëndërruar, që e vendos atë në epiqendër të dy hetimeve më domethënëse ndër vite të Departamentit të Drejtësisë.

21 Nëntor 2022, 07:19 Nga DOSJA
Prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-Presidentit Trump, me
Prokurori Jack Smith

UASHINGTON – Në vitin 2010, seksioni prestigjioz për integritetin publik në Departamentin e Drejtësisë ishte ende duke u përballur me pasojat e vendimit të gabuar për të mos paraqitur provat që mbështesnin pafajësinë e Senatorit nga Alaska, Ted Stevens, ndaj të cilit po bëheshin hetime. Kjo krizë e shtyu Prokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe, Eric Holder, të ndërmerrte hapin e pazakontë për t’i kërkuar gjykatës rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj ligjvënësit republikan. Në kërkim të një drejtuesi të ri për këtë seksion, Departamenti i Drejtësisë i ktheu sytë tek një prokuror për krimet e luftës në Hagë, i cili kishte punuar më parë si prokuror në Nju Jork, në nivel shtetëror dhe federal, me çështje si rrahja brutale nga policia e një emigranti nga Haiti. Prokurori Jack Smith i pati thënë gjatë një interviste agjencisë së lajmeve Associated Press se sapo kishte lexuar për çështjen e ligjvënësit Stevens, nuk mundi t’i rezistonte dëshirës për t’u përfshirë në drejtimin e këtij seksioni.

“Isha në punën e ëndërruar dhe nuk kisha ndonjë dëshirë ta lija, por mundësi të tilla nuk shfaqen shpesh”, tha Prokurori Smith. “E lashë punën e ëndrrave të mia për një punë më të mirë”.

Tashmë, zoti Smith ka një pozicion të ri, megjithëse jo domosdoshmërisht punën e ëndërruar, që e vendos atë në epiqendër të dy hetimeve më domethënëse ndër vite të Departamentit të Drejtësisë. Në pozicionin e sapoemëruar si prokuror i posaçëm, zoti Smith do të ketë detyrën e mbikqyrjes së hetimeve për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara në Mar-a-Lago, rezidencën në Florida të ish-Presidentit Donald Trump, si dhe disa aspekte të hetimit për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 të fituara nga demokrati Joe Biden.

Hetimet mbartin ndërlikime të qarta politike, pasi kanë të bëjnë me një ish-president dhe aspirant për president. Madje, kur bëri njoftimin për emërimin të premten, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland përmendi futjen në garën elektorale këtë javë të zotit Trump, së bashku me synimin e Presidentit Biden për të rikandiduar, si arsyet përse veproi tani për të caktuar zotin Smith.

Prokurorit Smith do t’i duhet të veprojë me shpejtësi për t’u siguruar që puna e tij të përmbyllet përpara afrimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, duke patur parasysh interesin tradicional të Departamentit të Drejtësisë për të shmangur veprimet që mund të shihen si ndërhyrje në rezultatin e një gare elektorale.

Kolegët e përshkruajnë zotin Smith si një prokuror të apasionuar që punon shumë dhe me shpejtësi, dhe që vepron pa bindje politike, por me këmbëngulje, për çështjet që i caktohen. Ai ka një stil të ngjashëm edhe jashtë gjykatës, si pjesëmarrës në gara atletike dhe maratona në mbarë botën.

“Është një jurist i shkëlqyer dhe një prokuror i shkëlqyer”, thotë Lanny Breuer, që drejtonte divizionin penal në Departmentin e Drejtësisë, ku përfshihet edhe seksioni për integritetin publik, gjatë kohë që u mor në punë zoti Smith. “Nuk është fare politik. Është krejtësisht në qendër”, shton ai.

I diplomuar në Universitetin e Harvardit, zoti Smith ngriti karrierën e tij profesionale në Nju Jork, me çështje si hetimi i oficerëve të policisë që u përfshinë në rrahjen e emigrantit haitian Abner Louima. Gjatë punës në Nju Jork, ai qëndroi gjatë një fundjave të tërë në korridorin e një godine apartamentesh për t’ia arritur të bisedonte me një viktimë të dhunës në familje, që kishte frikë të fliste. Pas një bisede që zoti Smith e përshkroi si “shumë, shumë të gjatë”, gruaja në fjalë arriti përfundimisht të dëshmojë në gjykatë.

Pasi shërbeu për një periudhë si prokuror për krimet e luftës, zoti Smith iu bashkua sërish Departamentit të Drejtësisë për të drejtuar seksionin e integritetit publik. Gjatë asaj periudhe, seksioni bëri hetime domethënëse dhe sfiduese për figura të rëndësishme publike nga të dyja kahet politike.

Prokurorët arritën të sigurojnë dënimin për korrupsion publik të ish-Guvernatorit republikan të Virxhinas, Bob McDonnell, vendim i cili u rrëzua më vonë nga Gjykata e Lartë. Seksioni ngriti akuza edhe ndaj ish-kandidatit demokrat për nënpresident John Edwards, por juria gjyqësore e shpalli atë të pafajshëm për njërën nga akuzat dhe nuk arriti të marrë vendim për akuzat e tjera, ndërsa Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuza të reja ndaj tij.

Megjithëse nuk pati rezultat për këto dy çështje, seksioni ngriti me sukses çështje hetimore ndaj një sërë zyrtarësh shtetërorë për mashtrim të taksapaguesve dhe ndaj ushtarakëve që mashtruan forcat e armatosura. Seksioni pati edhe fitore të profilit të lartë.

Për shembull, Prokurori Smith drejtoi njësinë që mundësoi dënimin për korrupsion të ligjvënësit nga Arizona, Rick Renzi, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Lartë, megjithëse më vonë ish-Presidenti Trump dekretoi faljen e ligjvënësit republikan përpara se të linte detyrën. Ish-kreu i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Sheldon Silver, u akuzua për korrupsion në vitin 2015 dhe në vazhdim vuajti dënimin me burg.

Si drejtues, zoti Smith tregoi gatishmërinë për të ndërprerë çështjet hetimore kur nuk kishte prova të mjaftueshme, duke mbyllur kështu hetime të hershme ndaj figurave politike pa ngritur akuza. Ai i tha agjencisë së lajmeve Associated Press në vitin 2010 se “duhet të jesh i gatshëm të pranosh se nëse nuk ka diçka, nuk ka”.

Në vitin 2015, zoti Smith u bë prokuror federal në Nashville dhe më vonë ishte drejtues në detyrë i kësaj zyre, përpara se t’i drejtohej sektorit privat, dhe më rishtazi, si kryeprokuror për gjykatën speciale në Hagë për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

Alan Tieger, një prokuror i krimeve të luftës që punoi me zotin Smith, e përshkruan atë si “një njeri të mbrujtur me ideale tradicionale, por që nuk dorëzohet, dhe që është i motivuar dhe i shkëlqyer”. Ai thotë se Prokurori Smith “i mishëron të gjitha këto aftësi”.

“Nuk e shikon kurrë Jack-un të përsiatet gjatë ditës”, thotë zoti Tieger. “Është plotësisht i angazhuar çdo ditë”.

Megjithë këtë karrierë me çështje të profilit të lartë, hetimet për ish-Presidentin Trump pritet të ndiqen me vëmendje, ndërsa veprimet e tij do të analizohen nga publiku jo vetëm nëpërmjet lenteve ligjore, por edhe nga pikëpamja e ndikimit të tyre politik.

Zoti Smith do të ketë përgjegjësinë e vlerësimit nëse ndaj ish-Presidentit Trump, apo personave të tjerë, duhet të ngrihen akuza. Sipas rregullores, vendimet e tij do të kenë peshë dhe nëse Departamenti i Drejtësisë do të dojë të kundërshtojë ndonjë nga hapat madhorë që Prokurori Smith vendos të ndërmarrë në procesin hetimor, departamenti duhet të njoftojë me shkrim Kongresin për këtë në përfundim të hetimeve.

Nëpërmjet një deklarate të premten, Prokurori Smith u zotua të hetojë “në mënyrë të pavarur dhe sipas traditave më të mira të Departamentit të Drejtësisë”.

“Ritmi i hetimeve nuk do të bjerë gjatë drejtimit tim”, u shpreh ai. “Do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i zhvilloj hetimet me shpejtësi dhe rigorozitet drejt çfarëdo rezultati që do të diktojnë faktet dhe ligji”.

Marrë nga VOA

prokurori jack smith

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet