LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë ‘pushtojnë' rezidencën e presidentit, dorëhiqet kryeministri

• Protesta masive në Sri Lanka. Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. • Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo. Ata janë futur të lahen edhe në pishinën e godinës Presidenciale, nga ku kërkuan dorëheqjen e kreut të Shtetit, Gotabaya Rajapaksa. • Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen. • Në total raportohet të jenë plagosur 55 persona, tre prej të cilëve janë qëlluar me armë zjarri. • Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Protestat e dhunshme në Sri Lanka, dorëzohet Presidenti, cakton datën se kur do të japë dorëheqjen

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Gotabaya Rajapaksa

SRI LANKA- Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Lajmi është konfirmuar nga Kryetarja e Parlamentit të Sri Lankës, Mahinda Yapa Abeywardena. Ajo ka njoftuar se ka qenë vetë Presidenti ai që i ka dhënë datën se kur do të firmosë doreheqjen.

Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948. Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo. Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit djegin rezidencën private të kryeministrit në Sri Lanka

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Rezidenca e kryeministrit, Sri Lanka.

SRI LANKA- Protestuesit në Sri Lanska kanë djegur rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të kreut të qeverisë. Protestuesit janë future në rezidencë në momentin që kryeministri dhe familja e tij nuk ndodheshin aty. Nën britma e thirrje të forta, ata kanë ndezur zjarrin dhe janë larguar.


Rezidenca ndodhet në “Fifth Lane” në Colombo. Kryeministri është larguar në një tjetër zonë që konsiderohet më e sigurtë për të dhe familjen e tij.

Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948. Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo. Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

4 VITE ME PARE

Protestat e dhunshme në Sri Lanka, plagosen 55 persona, tre janë qëlluar me armë zjarri

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Protesta në Sri Lanka

SRI LANKA- Të paktën 55 persona janë plagosur në protestat e dhunshme të nisura në Sri Lanka. CNN shkruan se tre prej tye janë plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar në spital.

Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948. Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo.

Zyra e kryeministrit Ranil Ëickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

4 VITE ME PARE

Protestat anti-qeveritare, jep dorëheqjen edhe kryeministri në Sri Lanka

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë

COLOMBO- Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesingh ka dhënë dorëheqjen.

Deklarata vjen pasi një takim i liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i parlamentit të Sri Lankës, ranë dakord që t’i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen për një “kërkesë dërrmuese”, shkroi në Twitter të shtunën deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem.

Zyra e Kryeministrit tha: “Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.

Vendimi vjen gjithashtu pasi shpërndarja e karburantit do të rifillojë këtë javë, kur Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit do të vizitojë gjithashtu vendin dhe përpara një raporti të qëndrueshmërisë së borxhit për Fondin Monetar Ndërkombëtar, shtoi zyra e kryeministrit.

 

4 VITE ME PARE

VD/ Momenti kur mijëra protestues ‘pushtojnë’ rezidencën e presidentit Rajapaksa në Sri Lanka

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Momenti kur protestuesit futen në rezidencë

SRI LANKA- Sri Lanka po përballet me një krizë pasi mijëra protestues vërshuan në rëzidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo sot duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria. Ky është dhe një nga marshimet më të mëdha antiqeveritare në vendin e goditur nga kriza këtë vit, ku u shndërrua në një skenë dhunë pasi mijëra demonstrues të zemëruar kaluan barrikadat e policisë në kompleksin presidencial dhe zyrën aty pranë të presidentit të Sri Lanka-s.

Ishulli prej 22 milionë banorësh po përballet me një mungesë të madhe valutore që ka kufizuar importet thelbësore të karburantit, ushqimit dhe ilaçeve, duke e zhytur atë në krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.

4 VITE ME PARE

Protestat masive në Sri Lanka, kryeministri 'gati' për të dhënë dorëheqjen

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Protesta

SRI LANKA- Kryeministri Ranil Wickremesighe ka pranuar të japë dorëheqjen, raporton BBC. Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo.

Shkak i protestës së tyre është bërë kolapsi financiar të vendit. Turma të mëdha zbritën në kryeqytet madje kanë zaputuar godinën e presidentit.  Vendndodhja e presidentit është aktualisht e paqartë, por zyrtarët e mbrojtjes thonë se ai u dërgua në një vend të sigurtë.

Kryeministri Ranil ëickremesinghe, i emëruar vetëm në maj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, ka thirrur një takim urgjent të liderëve të partive politike dhe do që parlamenti të mblidhet.

Protesta ka nisur pasi në vend ka mbaruar valuta e huaj. Qytetarët nuk mund të përballojnë dot që të blejnë gjërat bazë, si karburantet, ushqimet dhe ilaçet. Kjo është kriza më e keqe ekonomike në ishull që nga pavarësia e vendit. Presidenti dhe familja e tij, të cilët kanë qenë në pushtet prej vitesh, janë bërë fajtorë nga popullata.

4 VITE ME PARE

VD-Protesta në Sri Lanka/ Qytetarët futen në shtëpinë e presidentit, notojnë në pishinën e tij

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Protestuesit ne Sri Lanka

KOLOMBO- Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, kanë pushtuar rezidencën e presidentit. Pamjet e BBC tregojnë demonstruesit duke notuar në pishinën e Presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për krizën ekonomike të Sri Lankës. Mediat thonë se presidenti është zhvendosur në një vend më të sigurtë. Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

4 VITE ME PARE

Keqmenaxhimi i krizës/ 'Shpërthejnë' protestat në Sri Lanka, kërkohet dorëheqja e presidentit

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Protestuesit në Sri Lanka

KOLOMBO- Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës. Demonstruesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Raportet thonë se ai tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt. Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

Mijëra protestues antiqeveritar udhëtuan me makina, furgonë dhe autobusë për në kryeqytet, me zyrtarët që i thanë agjensisë së lajmeve AFP se disa madje kishin "komanduar" trena për të arritur atje, raporton BBC.

Ata u vërshuan në distriktin qeveritar të Colombo, duke bërtitur slogane të tilla si "Duhet të shkoj në shtëpi!" dhe duke thyer disa barrikada të policisë për të arritur në shtëpinë e Presidentit Rajapaksa. Policia qëlloi në ajër për të parandaluar turmat e zemëruara të pushtonin banesën, por nuk mundi të ndalonte një pjesë të turmës që të hynte.

Protesta në Sri Lanka/ Mijëra qytetarë
Protestë në Sri Lanka

Pamjet e transmetimit të drejtpërdrejtë të Facebook nga brenda ndërtesës treguan qindra protestues duke u grumbulluar në dhoma dhe korridore, ndërsa qindra u përplasën rreth terreneve jashtë, raporton Reuters.

Autoritetet ishin përpjekur të ndalonin shfaqjen e demonstratave duke vendosur një shtetrrethim të premten mbrëma. Por protestuesit nuk u penguan dhe shtetrrethimi u hoq pasi grupet e shoqërisë civile dhe partitë opozitare e kundërshtuan ashpër atë. Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka thirrur një takim urgjent të liderëve të partive politike të Sri Lankës për të diskutuar krizën. Ai po ashtu kërkon nga kryeparlamentari që të mbledhë parlamentin.

sri lanka protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet