LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi, DW: Vuçiç kërcënon me përgjigje të ashpër! Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

20 Gusht 2025, 13:47 Nga N.F
Protestat në Serbi, DW: Vuçiç kërcënon me
Foto

SERBI- Rrugët e qyteteve serbe janë shndërruar në sheshe përleshjesh dhe dhune mes demonstruesve kundër Vuçiçit dhe mbështetësve të tij. Presidenti serb kërcënon me masa të rrepta. Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisënuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte.

Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin. Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

"Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare", thotë Vrebac për DW. "Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij", shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiçit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit, Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiçit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

"Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit", tha për DW Radivoje Jovoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

"Është qeveria që refuzoi të pranonte kërkesat e drejta të protestës, ajo që filloi të shkelte mbi trëndafila. Por këta trëndafila i dolën me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamë 'kini kujdes nga zemërimi i një njeriu të duruar' dhe tani ata kanë kryer krime që kanë përshpejtuar fundin e tyre", shton Jovoviq.

Përgjigja e shtetit

Ndërkohë edhe policia ka filluar të përdorë dhunë. Qytetarët dhe media kanë regjistruar një sërë shembujsh të brutalitetit policor në kamera. Një studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dëshmoi se komandanti i një njësie për sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, "e qëlloi me shuplakë dhe ia përplasi kokën në mur", duke e quajtur "kurvë".

"Ai kërcënoi se do të më zhvishte dhe do të më përdhunonte para të gjithëve, që të gjithë ta shikonin. Isha tepër e frikësuar", tha ajo për televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliq, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

"E arrestuan ndërsa po kthehej nga dyqani për në shtëpi. Ai mbante disa çanta në dorë. Si një fëmijë i vogël, ai tha se nuk ka bërë asgjë. E kontrolluan, gjetën një inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futën në një furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrë", thotë Neda Vrebac për DW.

Vuçiç kërcënon me "përgjigje të ashpër"

Presidenti serb Aleksandar Vuçiçpremton një përgjigje të ashpër nga shteti brenda pak ditësh, por mohoi se do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme. "Në një moment të caktuar, do të shihni vendosmërinë e plotë të shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin dhe paqen në vendin tonë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do t'i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë dhe thonë se çfarë duhet të bëjmë në vendin tonë. Ata kanë arritur të sjellin kaos në vendin tonë por ne do të fitojmë”, tha Vuçiç.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi studentët dhe qytetarët që po protestojnë për përmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistët dhe nazistët. Është vetëm çështje ditësh para se të vrasin dikë, tha ai.

Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

"Kam frikë për jetët njerëzore. Jetën tonë, jetën e qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, aktivistëve”, thotë Neda Vrebac. Por ajo ka frikë se regjimimund edhe të vrasë dikë nga radhët e tij në mënyrë që të përshkallëzojë edhe më tej dhunën.

"Mendoj se ai është i gatshëm për çdo gjë, sepse ka sasi të mëdha parash dhe mafie përreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia", thotë Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviq, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

"Mendoj se vetë Vuçiç nuk dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajë atë kur njerëzit nuk janë të gatshëm ta respektojnë. Është e qartë që qytetarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Ajo që është e dëshirueshme është sigurisht që të ndodhë një lloj dialogu, të ketë kushte relativisht të drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm", vlerëson Stojilkoviq.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore, që studentët që ende besojnë të mobilizojnë qytetarët për një arritje politike. "Duhet t'u tregosh qartë njerëzve se çfarë do të marrin kur të fitojnë dhe çfarë duhet bërë që gjërat e këtilla të mos përsëriten kurrë", shton Stojilkoviq.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./ DW

protesta ne serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj