LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane po punojnë për të përcaktuar se si mund të duken garancitë e sigurisë për Kievin.

19 Gusht 2025, 21:12 Nga E. D
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të
foto ilustruese

UKRAINË- Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të martën zyrtarë amerikanë dhe të NATO-s. Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane po punojnë për të përcaktuar se si mund të duken garancitë e sigurisë për Kievin.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë janë inkurajuar nga premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me garancitë e sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një takimi të hënën në Uashington, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje.

Derisa planifikuesit ushtarakë e nisën punën mbi t’i gjetur opsionet e mundshme për garancitë e sigurisë, Trumpi e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se Uashingtoni mund të ofrojë një mënyrë të mbështetjes ajrore.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr gjithashtu të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, do t’i njoftojë shefat e mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë javën e kaluar mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se të mërkurën do të zhvillohet një videokonferencë.

“Derisa përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe në Ukrainë po përparojnë, pres me interes përditësimin e [Grynkewich] mbi gjendjen e tanishme të sigurisë”, shkroi Dragone në X.

Zyrtarët theksuan se takimi po zhvillohet në rrethana të veçanta dhe pritet që tema si garancitë e sigurisë të jenë në qendër të diskutimit. Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti për Reuters se gjenerali amerikan, Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, pritet të marrë pjesë në takim, por planet mund të ndryshojnë.

Qeveria britanike tha se i ashtuquajtura “Koalicioni i Vullnetit”, që u mblodh virtualisht të martën, u pajtua që ekipet e tyre të planifikimit të takohen me homologët amerikanë në ditët në vijim për t’i çuar përpara planet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Më herët të martën, Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.Por, në të njëjtin intervistë për Fox News, Trump sugjeroi se Uashingtoni mund të ofronte mbështetje ajrore për Ukrainën.

“Kur vjen puna te siguria, [evropianët] janë të gatshëm të vendosin njerëz në terren, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me gjëra, veçanërisht, ndoshta, nëse flasim për mbështetje nga ajri sepse askush nuk ka atë që kemi ne, realisht ata nuk e kanë”, tha Trump. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Ka shumë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje ajrore. Mund të jetë thjesht dërgimi i sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, ose një rol më i madh amerikan që përfshin avionë luftarakë të SHBA-së për të zbatuar një lloj zone të ndaluar fluturimi.

Zyrtarët i kanë thënë Reuters se Pentagoni po zhvillon ushtrime planifikimi mbi llojet e mbështetjes që Uashingtoni mund të ofrojë, përtej thjesht furnizimit me armë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha pas takimit të tij me Trump dhe udhëheqësit evropianë se garancitë e sigurisë për Kievin ka gjasa të përcaktohen brenda 10 ditësh./REL

udhëheqësit ushtarakë të nato-s

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj