Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vuçiç përshkruhet në raport si një "politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një "kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit.
SERBI- "Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë'”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiqit nga një konferencë të dielën. "Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai.
Vuçiç përshkruhet në raport si një "politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një "kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit.
"Do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. "Megjithatë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk po merret në konsideratë”, njoftojnë mediat.
Në Beograd dhe qytete të tjera, përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë ndodhur për disa netë me radhë, raportoi revista Stern, duke shtuar se "Serbia ka përjetuar protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë dhe korrupsionit që është i përhapur në vend për muaj të tërë.”
"Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, thuhet në raport, duke shpjeguar se "protestat fillimisht u përqendruan në shkaqet e shembjes”, por më vonë "tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend”.
Cili është shkaku i frustrimit?
Revista Der Spiegel raporton në faqen e saj të internetit se kundërshtarët e qeverisë demonstruan gjithashtu të dielën në mbrëmje në një numër qytetesh serbe.
"Përleshjet me policinë ndodhën edhe në Beograd. Policia ndaloi demonstruesit që po përpiqeshin të marshonin drejt selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Përleshje u raportuan edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Novi Sad.”
Gazeta gjermane pohon se Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha pak para mesnatës se ka një polic të plagosur si dhe 18 demonstrues të arrestuar. Në netët e mëparshme ka pasur edhe më shumë të lënduar dhe arrestuar.
Autoritetet serbe nuk dhanë detaje mbi numrin e protestuesve të plagosur, shkruan Der Spiegel.
Raporti kujton se protestat deri të mërkurën e kaluar kishin qenë kryesisht jo të dhunshme. "Megjithatë, që nga fillimi, këto tubime iu nënshtruan vazhdimisht sulmeve fizike nga mbështetës të organizuar dhe ndonjëherë të maskuar të qeverisë Vuçiq. Këto sulme rrallë u ndëshkuan.”
Gazeta gjermane raporton se mediat e pavarura në Serbi, "ia atribuojnë dinamikën e re të trazirave të dhunshme, disa prej të cilave u iniciuan nga protestuesit, frustrimit të qytetarëve me mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë.”
Der Spiegel e përfundon raportin e saj me një deklaratë nga Michael O'Flaherty, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, i cili të premten shprehu shqetësim për "përdorimin joproporcional të policisë” në Serbi dhe u bëri thirrje autoriteteve të "ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të çtensionojnë situatën”./DW
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se shpreson se presidenti i Rusisë...
pamje nga zjarri SPANJË- Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet m&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, deklaroi gjatë një interviste për Fox News se SHBA-të nuk do të dë...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi mbajtjen e një takimi të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelens...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti Volodymyr Zelensky u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën për tu takuar me Pres...
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin SHBA- Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbi ...
Benjamin Netanyah IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “...
Eemeli Peltonen FINLANDË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në parlamentin finlandez, ku një deputet ka vrarë veten. Depu...
Trump dhe Macron SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pak para se të ulej në tavolinë për të biseduar me homologun e tij ukrain...
Foto SHBA-Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur në lidhje me takimet e radhës që pritet të zhvillohen mes homologëve të...