LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Yury Ushakov, ndihmës i Putinit për çështje të jashtme, tha se të dyja palët “shprehën mbështetje për vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes delegacionit rus dhe ukrainas”.

19 Gusht 2025, 21:55 Nga E. D
Analiza e REL: Çfarë ndodhi në Shtëpinë e
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një dite me takime të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump tha se e telefonoi Putinin për të biseduar për një takim të mundshëm me Zelenskyn, pasi u takua me këtë të fundit, si dhe me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Finlandës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është një hap shumë i mirë, një hap fillestar për luftën që ka nisur pothuajse katër vjet më parë”, tha Trump.

Yury Ushakov, ndihmës i Putinit për çështje të jashtme, tha se të dyja palët “shprehën mbështetje për vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes delegacionit rus dhe ukrainas”.

Ideja “e ngritjes së nivelit të përfaqësuesve të palëve ukrainase dhe ruse” u diskutua gjatë bisedës telefonike, tha Ushakov. Por, nuk është e qartë nga deklarata e Ushakovit nëse Putin është pajtuar që të takohet me Zelenskyn.

Zelensky u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimeve se ai do të takohej me Putinin pa parakushte.

Një takim mes Zelenskyt dhe Putinit do të pasohej nga një takim trepalësh me pjesëmarrjen e Trumpit, sipas presidentit amerikan.

Takimi i tij me Zelenskyn u zhvillua në atmosferë shumë më të mirë sesa shkoi vizita e presidentit ukrainas në shkurt, kur udhëheqësit u përplasën dhe Zelensky u akuzua se nuk e kishte falënderuar mjaftueshëm SHBA-në për ndihmën që i ofron.

Këtë herë, Zelensky e nisi takimin duke e falënderuar Trumpin për “përpjekjet për të ndalur vrasjet”. Dy udhëheqësit buzëqeshën dhe bënë shaka pasi Trump e mirëpriti ngrohtësisht Zelenskyn dhe e komentoi për kostumin e tij të zi – një veshje ndryshe nga veshja e zakonshme ushtarake që përdor udhëheqësi ukrainas.

Një temë kyç e takimeve ishin garancitë e sigurisë që do t’i ofroheshin Kievit si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve. Trump ka përjashtuar mundësinë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, por më 18 gusht tha se shtetet evropiane “duan të japin mbrojtje… dhe ne do t’i ndihmojmë për këtë gjë”.

Trump tha gjatë takimit të parë dypalësh me Zelenskyn se vendet evropiane do të siguronin “vijën e parë të mbrojtjes”, por Shtetet e Bashkuara do të “përfshiheshin”.

Më vonë, Zelensky iu referua një blerjeje të ndihmës ushtarake që arrinte në vlerë prej 90 miliardë dollarësh dhe tha se planet e sigurisë do të “formalizoheshin brenda javës ose dhjetë ditëve të ardhshme”.

Ai tha se çështjet territoriale të lidhura me një marrëveshje të mundshme të paqes do të zgjidheshin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Takimi dypalësh i Zelenskyt me Trumpin u zhvillua para se kancelari gjerman Fridrich Merz, shefi i NATO-s Mark Rutte, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe presidenti finlandez Alexander Stubb t’i bashkoheshin takimit.

Rutte e cilësoi si “arritje të madhe” që SHBA-ja do të përfshihej në ofrimin e garancive të sigurisë. Megjithëse niveli i përfshirjes së SHBA-së ende nuk është përcaktuar, në takim nuk u diskutua për mundësinë e dislokimit të trupave amerikane në Ukrainë.

Në një intervistë për Fox News, ai gjithashtu tha se udhëheqësit amerikanë dhe evropianë diskutuan për “garanci sigurie të ngjashme me Nenit 5 për Ukrainën”, duke shtuar se është e rëndësishme që këto garanci të parandalojnë Putinin që të përpiqet përsëri të pushtojë pjesë të Ukrainës. Neni 5 i traktatit të NATO-s është klauzola e mbrojtjes së përbashkët të aleancës ushtarake perëndimore.

Sa i përket detajeve të garancive të sigurisë, eksperti për politikë të jashtme, njëherësh ish-udhëheqës i analizave për Rusinë në CIA, George Beebe, i tha Radios Evropa e Lirë, tha se ato do të jenë subjekt i negociatave intensive.

“Zelensky mendoj se ka përfituar nga imazhi që SHBA-ja dhe udhëheqësit evropianë e mbështetën atë. Ai mund t’i referohet këtij fakti kur të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare të paqes me Rusinë dhe të thotë: E kemi Perëndimin pas nesh. Nuk jemi vetëm këtu. Nuk do të na lënë vetëm nëse Rusia sulmon sërish. Mendoj se në aspektin politik kjo është shumë e rëndësishme. Ligjërisht, megjithatë, kam dyshime që SHBA-ja apo ndonjë fuqi evropiane që ishin të përfshirë do të zotohen, përmes ndonjë traktati, për të luftuar direkt kundër rusëve”, tha Beebe nga Instituti Quincy.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se nuk do të pranojë trupa të NATO-s në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Edhe Beebe tha se mendon që rusët do të refuzojnë çfarëdo pranie ushtarake evropiane në Ukrainë, si pjesë e ndonjë force paqeruajtëse apo të ndonjë force rezervë të stacionuar në perëndim të Ukrainës.

“Mendoj se kjo është vijë e kuqe për rusët... Por, në fund të fundit, parimi që Perëndimi mund të ofrojë mbështetje mbrojtëse ushtarake për Ukrainën, është diçka që rusët tashmë e kanë pranuar”, theksoi ai.

Udhëheqësit evropianë shkuan në Uashington për të treguar një front të unifikuar për Ukrainën dhe shumë e lavdëruan Trumpin, i cili së fundi ka kërcënuar me sanksione dhe masa të tjera me qëllim që t’i japë shpejt fund luftës.

“Ideja që udhëheqësit e shumë vendeve evropiane lanë gjithçka dhe udhëtuan për këtë takim tregon se sa shumë të shqetësuar janë se diçka mund të ndodhë”, tha për Radion Evropa e Lirë, David Silbey, profesor i historisë ushtarake në Universitetin Cornell.

“Nëse do të isha Zelensky, të paktën nuk u qortova në Zyrën Ovale… por nuk do të ndihesha domosdoshmërish tepër optimist”, shtoi Sibley.

Pothuajse të gjithë udhëheqësit pas takimeve lanë të kuptohet se ende ka punë për të bërë, edhe pse takimet duket se synonin të shtynin përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës pas samiti Trump-Putin, i zhvilluar në Alaskë më 15 gusht, dështoi të prodhonte një armëpushim.

“Kjo ishte një shfaqje e qartë e unitetit mes ukrainasve dhe evropianëve. Dhe ata – të gjithë së bashku – po përpiqeshin ta kthenin Trumpin nga afrimi me Rusinë, që ndodhi në Alaskë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Oxana Shevel, profesoreshë e Shkencave Politike në Universitetin Tufts dhe eksperte për Ukrainën.

Pas samtit me Putinin, mediat perëndimore raportuan se një marrëveshje e paqes do të përfshinte tërheqjen e Ukrainës nga zona të mëdha të territorit në rajonin e Donbasit.

Kjo nxiti shqetësim në Kiev dhe kryeqytetet evropiane, të cilat frikësohen se një tërheqje nga zonat e fortifikuara do të bënte që Ukraina të ishte e ekspozuar nga sulmet e mëtejme ruse.

Zelensky tha se ai ka zhvilluar “një bisedë shumë të mirë” me Trumpin gjatë takimit të tyre dypalësh dhe gjatë një diskutimi të gjatë për territorin.

Ai tregoi se me Trumpin kishin analizuar një hartë së bashku. Shefi i tij i stafit, Andriy Yermak, publikoi një fotografi nga ky moment. Por, Rutte dhe udhëheqësit e tij evropianë thanë se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar gjatë takimeve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Më 18 gusht, Trump përsëriti se qëllimi i tij është “një paqe afatgjatë”, duke shtuar se arritja e një armëpushimi është e panevojshme.

“Do të shihni se Putini vërtet do të donte të bënte diçka”, shtoi Trump, duke theksuar se Putini i tha në Alaskë se do të ishte i hapur për të pranuar garanci të sigurisë.

Merz dhe Macron thanë se të gjithë që ishin në takimet në Shtëpinë e Bardhë duan që një armëpushim t’u japë fund sulmeve.

Merz i bëri thirrje Trumpit që të ushtrojë “presion” ndaj Putinit, në mënyrë që ta detyrojë atë të marrë pjesë në një takim trepalësh, ndërkaq Macron tha se faza e mëvonshme e negociatave duhet t’i mundësojë Evropës një vend në tavolinë./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj