LIVE UPDATES
Bota

Protestë pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen dhjetëra persona

Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit.

27 Korrik 2025, 18:45 Nga M.B
Protestë pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën. Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit.

Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë, hedhje e shisheve apo përplasje fizike, por edhe përdorimin e sloganeve anti-semite si dhe “simbolesh të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”, njoftoi policia në rrjetet sociale. Lëvizja “Internationalist Queer Pride for Liberation”, e cila në faqen e saj të internetit deklaron se “nuk ka çlirim queer pa një luftë anti-imperialiste, anti-kolonialiste dhe anti-zioniste”, ishte organizatorja e protestës.

Demonstrata pro-palestineze u zhvillua ndërsa parada vjetore e Krenarisë në Berlin po mbahej në një distrikt tjetër të qytetit, ku u kryen edhe 64 arrestime për fyerje, sulme dhe gjithashtu për përdorim të supozuar të simboleve të lidhura me “organizatat terroriste”. Një tjetër protestë, e mbajtur nga militantë të ekstremit të djathtë kundër paradës së Krenarisë, u zhvillua gjithashtu, dhe policia i tha agjencisë AFP se 20 persona u arrestuan atje.

Protestat pro-palestineze janë shtuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës. Këto demonstrata pasqyrojnë shqetësimet e shtuara ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, me Izraelin që po ndjek një operacion ushtarak shkatërrues në Gazë pas sulmit të Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - më 7 tetor 2023.

Sulmi i Hamasit në Izrael shkaktoi vdekjen e 1.219 personave, shumica prej tyre civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në shifra zyrtare. Fushata izraelite ka vrarë 59.733 palestinezë, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Gjermania, e cila përpiqet të shlyejë fajin për Holokaustin, ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Izraelit. Por, ndërsa numri i viktimave civile dhe vuajtjet në Gaza janë rritur, ajo ka ashpërsuar së fundmi kritikat ndaj aleatit të saj. Gjermania ka deklaruar së fundmi se e konsideron njohjen e një shteti palestinez si “një nga hapat përfundimtarë në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete”./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj