LIVE UPDATES
Bota

Rusia zbeh festimet për nder të marinës, dronët ukrainas fluturojnë pranë vendlindjes së Putin

Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, ku zyrtarët thanë se ushtria rrëzoi 78 nga 83 dronët sulmues ose mashtrues të lëshuar gjatë natës dhe në mëngjes, përfshirë disa fragmente të të cilëve dëmtuan ndërtesa në rajonin Poltava, që ndodhet mes Kievit dhe vijës së frontit në lindje.

27 Korrik 2025, 18:27 Nga M.B
Rusia zbeh festimet për nder të marinës, dronët ukrainas
Foto ilustruese

RUSIA- Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë, ndërsa autoritetet në rajonin përreth raportuan se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa dronë që, sipas tyre, ishin lëshuar nga Ukraina.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, ku zyrtarët thanë se ushtria rrëzoi 78 nga 83 dronët sulmues ose mashtrues të lëshuar gjatë natës dhe në mëngjes, përfshirë disa fragmente të të cilëve dëmtuan ndërtesa në rajonin Poltava, që ndodhet mes Kievit dhe vijës së frontit në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ktheu paradën e Ditës së Marinës në lumin Neva në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, në vitin 2017, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të kremtuar ushtrinë dhe për të ndezur ndjenjat patriotike.

Por, parada detare u anulua këtë vit, një vendim i shpallur nga autoritetet lokale në fund të javës së kaluar. Më 27 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se “kjo lidhet me situatën e përgjithshme, arsyet e sigurisë, të cilat janë mbi të gjitha”.

Zyrtarët rusë thanë se më shumë se 10 dronë u rrëzuan në mëngjes në rajonin e Leningradit, i cili rrethon Shën Petersburgun, dhe guvernatori tha se një grua u plagos lehtë nga mbetjet që ranë. Dhjetëra fluturime u pezulluan në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se gati 100 dronë u rrëzuan në rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës.

Putin ndodhej në Shën Petersburg dhe mori raporte për një stërvitje katërditore detare që përfundoi më 27 korrik dhe përfshinte anije nga Deti Baltik, përballë Shën Petersburgut, deri në Paqësor.

Ai u zotua të ndërtojë më shumë anije luftarake dhe të intensifikojë trajnimin detar, duke thënë se “fuqia goditëse dhe aftësia luftarake e marinës do të ngrihen në një nivel të ri cilësie”.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, forcat e Kievit kanë fundosur ose dëmtuar disa anije luftarake ruse në Detin e Zi, duke penguar operacionet e saj atje dhe duke e detyruar të tërhiqet nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë drejt një baze në Rusi, Novorosijsk.

Edhe pse jo me të njëjtin intensitet si sulmet ajrore të pamëshirshme që Rusia ka lëshuar mbi qytetet ukrainase në mbarë vendin dhe që janë shtuar muajt e fundit, Kievi e ka trazuar Rusinë me sulme me dronë.

Në një postim në rrjetet sociale më 26 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ndaj qyteteve, qytezave dhe infrastrukturës “sigurisht nuk mund të mbeten pa përgjigje, dhe dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi e sigurojnë atë”.

“Ndërmarrjet ushtarake ruse, logjistika ruse dhe fushat ajrore ruse duhet të shohin se lufta e vetë Rusisë tani po i godet ata me pasoja të vërteta”, shkroi ai. “Saktësia e dronëve tanë, natyra e përditshme e përgjigjeve të Ukrainës – janë disa nga argumentet që me siguri do ta afrojnë paqen”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas nuk bënë asnjë përparim të dukshëm drejt paqes në raundin e tretë të shkurtër të negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll më 23 korrik. Rusia ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane dhe Ukrainës për armëpushim, dhe Kievi e Moska vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës për çështje kyçe si territori dhe siguria.

Ndër të tjera, Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga katër rajone tokësore që ajo pretendon në mënyrë të pabazë se janë tani pjesë e saj, përfshirë edhe pjesë që forcat ruse nuk i kontrollojnë, dhe të pranojë kufizime të rrepta mbi përmasën e forcave të saj të armatosura dhe ndihmën ushtarake të huaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje që kur mori detyrën në janar, kërcënoi më 14 korrik të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës – dhe sanksione sekondare për vendet që blejnë produkte nafte nga Rusia – nëse Rusia dhe Ukraina nuk arrijnë një marrëveshje deri në fillim të shtatorit.

Në një intervistë për Fox News të transmetuar më 26 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump po bëhet “gjithnjë e më i frustruar” që, megjithëse ka pasur bashkëbisedime të mira me Putinin nëpërmjet telefonit, “ato nuk çojnë askund”.

Trump po “humb durimin. Po humb gatishmërinë për të vazhduar të presë që pala ruse të bëjë diçka këtu, për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Rubio, duke shtuar se “nuk ka asnjë mënyrë që Putini të kishte mundur ta mbante këtë luftë pa mbështetjen e Kinës, veçanërisht përmes blerjes së naftës së tij”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet