Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Avionët luftarakë amerikanë të tipit F-22 e detyruan largimin e avionit të dytë rus pas futjes në hapësirën ajrore, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit. Në të dy rastet, tha zyrtari amerikan, ishte i përfshirë i njëjti lloj avioni spiun.
SHBA- Ushtria amerikane thotë se avionë spiunë rus hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës në dy raste të veçanta gjatë dy ditëve të fundit.
Avionët luftarakë amerikanë të tipit F-22 e detyruan largimin e avionit të dytë rus pas futjes në hapësirën ajrore, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit. Në të dy rastet, tha zyrtari amerikan, ishte i përfshirë i njëjti lloj avioni spiun.
Një zonë identifikimi e mbrojtjes ajrore shtrihet përtej hapësirës ajrore të një shteti, për të përfshirë një zonë në të cilën një vend përpiqet të identifikojë, lokalizojë dhe kontrollojë avionët me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.
Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut, shkurtimisht NORAD, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën se avionët rus qendruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u futën në hapësirën ajore amerikane apo kanadeze.
“Jemi të gatshëm të përdorim një sërë alternativash kundërveprimi në mbrojtje të Amerikës së Veriut dhe sovranitetit të Arktikut”, thuhej në postimin e NORAD-it.
Ky është incidenti i parë i raportuar për avionët ushtarakë rus pranë hapësirës ajrore të Alaskës në vitin 2022, por vitet e fundit incidente të tilla janë bërë të zakonshme.
Gjatë vitit 2020 pati 14 raste të gjurmimit të avionëve ushtarakë rus pranë zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore në Alaskë, niveli më i lartë në vitet e fundit. Gjashtë incidente të tilla u shënuan vetëm brenda një muaji.
Në muajin shkurt, Rusia filloi një agresion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.
Duke folur për Zërin e Amerikës në fillim të këtij viti, Senatori Dan Sullivan i shtetit të Alaskës tha se gjatë viteve të fundit ushtrisë amerikane i është dashur të përdorë më shumë avionë për të zbrapsur avionët ushtarakë rusë, ndoshta më shumë se çdo herë tjetër që nga mesi i viteve 1980.
“Ata janë agresivë edhe këtu, dhe e vetmja gjë që Putini kupton dhe e vetmja gjë që sipas mendimit tim Xi Jinping (presidenti i Kinës) kupton në këtë epokë të re të agresionit autoritar është forca”, tha Senatori Sullivan./VOA/
Emigrantët dhe Liz Truss BRITANI E MADHE- Liz Truss, kandidatja për kryeministre në Britaninë e Madhe ka folur për krizën e e...
KOSOVË- Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka përsëritur deklaratat e tij për një lufteë të mundshme në Kosov&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes FRANCË-Një i pastrehë është akuzuar për përdhunimin e një turisteje amerikane në ze...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Itali pasi një burrë ka masakruar m...
Një nënë me dy fëmijët e saj SHBA- Ardhja e një bebushi në familje është një nga momentet më t&...
Një pëlumbar duke kërkuar për trupat GREQI- Kërkimet për emigrantët e zhdukur pas fundosjes e anijes që ndodhi...
John Bolton SHBA- Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka akuzuar një anëtar të Korpu...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë një sërë masash në lidhj...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu&cced...
Foto Ilustruese Presioni ndaj Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është rritur dhe jo rrallë...