LIVE UPDATES
Bota

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

Në Mbretëri të Bashkuar, i nxehti i qershorit jo vetëm që ka thyer rekorde, por i ka tejkaluar bindshëm temperaturat paraprake.

16 Korrik 2023, 16:35 Nga k.m.
Pse është kjo verë kaq e nxehtë?
Foto ilustruese

Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës.

Gati një e treta e amerikanëve – mbi 113 milionë njerëz – janë të paralajmëruar për rrezikun e motit të nxehtë, ka thënë Shërbimi Kombëtar për Motin në Shtetet e Bashkuara. Në SHBA, temperaturat pritet të shënojnë rekord të ri. Në El Paso dhe Teksas, temperaturat kanë qenë mbi 37 gradë Celsius për 27 ditë me radhë, duke e tejkaluar rekordin e vitit 1994.

Në Mbretëri të Bashkuar, i nxehti i qershorit jo vetëm që ka thyer rekorde, por i ka tejkaluar bindshëm temperaturat paraprake.

Qershori i këtij viti ka qenë 0.9 gradë Celsius më i nxehtë sesa në të kaluarën. Situatë e ngjashme raportohet edhe në Afrikën e Veriut në Lindje të Mesme dhe Azi. Prandaj nuk ka qenë befasi që qershori është shpallur viti më i nxehtë ndonjëherë në histori.

Dhe ai i nxehtë nuk është zbehur. Tri ditët më të nxehta ndonjëherë janë regjistruar javën e kaluar, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Klimë dhe Mot, Copernicus.

Temperatura mesatare në botë e ka prekur shifrën 16.89 gradë Celsius më 3 korrik dhe e ka tejkaluar shifrën 17 gradë për herë të parë më 4 korrik, me një mesatare globale prej 17.04 gradë Celsius.

Më pas, më 5 korrik është regjistruar temperatura 17.05 gradë Celsius. Këto temperatura përputhen me modelet klimatike që veçse janë parashikuar, ka thënë profesori Richard Betts, shkencëtar për klimën në Universitetin Exeter.

“Ne nuk duhet të befasohemi nga temperaturat e larta në botë”, ka thënë ai.

“Ky është një përkujtues, për të cilin kemi dëgjuar që një kohë të gjatë, dhe ne do të jemi dëshmitarë të motit edhe më të nxehtë, derisa të ndalojmë së lëshuari më shumë gazra serrë në atmosferë”.

Kur e mendojmë sa nxehtë është, ne mendojmë për temperaturën e ajrit, sepse atë e përjetojmë në përditshmëri. Mirëpo pjesa më e madhe e të nxehtit që ruhet në sipërfaqe të Tokës, nuk është në atmosferë, por në oqeane. Dhe ne e kemi parë që temperaturat e oqeaneve kanë shënuar rekord në pranverë dhe verë të këtij viti. Shembull, në veri të Atlantikut, temperaturat aktualisht janë më të lartat ndonjëherë. Administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë e ka vendosur këtë valë të të nxehtit në kategorinë e katërt. Një kategorizim i tillë përdoret rrallë jashtë vendeve tropikale dhe konsiderohet “i nxehtë ekstrem”. Kësaj situate është duke i kontribuuar edhe fenomeni El Nino, që është aktiv në Paqësor.

El Nino është fenomen që ngroh ujërat në brigjet e jugut të Amerikës dhe më pas ato përhapen nëpër oqeane.

Nëse uji i deteve është më i nxehtë sesa zakonisht, edhe ju do të përballeni me temperaturë të lartë të ajrit, ka thënë Tim Lendon, profesor për ndryshime klimatike në Universitetin Exeter.

Ai sqaron se pjesa më e madhe e të nxehtit është krijuar nga gazrat serrë dhe është ruajtur nëpër sipërfaqe të oqeaneve.

Ndonëse ai i nxehtë ka tendencë të zhytet brenda në oqeane, fenomene sikurse El Nino, mund ta nxjerrin atë sërish mbi sipërfaqe.

“Kur ndodh diçka e tillë, sasi e madhe e të nxehtit del në atmosferë”, ka thënë profesori Lenton.

Është e lehtë të mendojmë se ky mot tejet i nxehtë është i pazakonshëm, mirëpo e vërteta e dhimbshme është se ndryshimet klimatike nënkuptojnë se tani do të jetë normale që të përballemi me temperatura rekorde.

Gazrat serrë vazhdojnë të emetohen çdo vit, madje me trend në rritje. Sa më e nxehtë temperatura globale, aq më shumë rrezik për valë të të nxehtit, ka thënë Friederike Otto, eksperte për klimën në Institutin për ndryshime klimatike, Grantham.

“Këto valë të të nxehtit, jo vetëm që do të jenë më të shpeshta, por edhe më të nxehta dhe më gjata”, ka thënë ajo.

Ekspertët veçse kanë parashikuar se El Nino mund ta bëjë vitin 2023, më të nxehtin ndonjëherë në botë. Temperatura e Tokës është rritur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, përveç nëse qeveritë në mbarë botën marrin hapa për t’i ndalur emetimet e karbonit./REL

el paso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj