LIVE UPDATES
Bota

Studimi/ Inteligjenca Artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive vendesh pune

Inteligjenca Artificiale, ku bëjnë pjesë kryesisht sistemet digjitale që mësojnë vetë dhe që janë të lidhura në rrjet, shihet si teknologjia më e rëndësishme e shekullit të 21-të. Profesionet shumë të kualifikuara janë shumë të prekura nga përparimet që po bën IA, thotë OBEZH.

16 Korrik 2023, 16:00 Nga k.m.
Studimi/ Inteligjenca Artificiale nuk ka shkaktuar ende mbyllje masive vendesh
Foto ilustruese

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punës është i lidhur me pasiguri të mëdha dhe kërkon që politika të marrë masa, thuhet në raportin për perspektivat e punësimit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH), në anglisht OECD, me qendër në Paris. Aktualisht përdorimi i IA-së është përhapur ende pak. Prandaj deri në këto momente nuk ka pasur humbje të mëdha të numrit të vendeve të punës.

"Fuqia punonjëse e specializuar mirë është ndihmuar deri tani nga IA, dhe nuk është zëvendësuar prej saj,” thuhet në raport. Deri tani ka pasur pak dëshmi për rënien e kërkesave për punonjës për shkak të IA-së”.

Rreziku më i madh për punët e thjeshta

Inteligjenca Artificiale, ku bëjnë pjesë kryesisht sistemet digjitale që mësojnë vetë dhe që janë të lidhura në rrjet, shihet si teknologjia më e rëndësishme e shekullit të 21-të. Profesionet shumë të kualifikuara janë shumë të prekura nga përparimet që po bën IA, thotë OBEZH.

"Megjithatë në këto segmente vazhdojnë të merren gjithnjë e më shumë veta në punë se sa në profesionet me nivel të ulët kualifikimi,” thotë studimi.

Më shumë ndikim në cilësinë se sa në sasinë e punës

Përdorimi i IA-së është ende pak i përhapur, por teknologjia është duke u zhvilluar me hapa gjigande.

"Pra ndoshta për pak kohë mund të shfaqen efektet negative në fushën e punësimit,”- thotë OBEZH.

Aktualisht IA ka ndikuar më shumë në cilësinë e punës se sa në sasinë e saj: "Sipas të dhënave të të punësuarve dhe punëdhënësve IA mund të reduktojë punët monotone dhe të rrezikshme,” shpjegojnë studiuesit. Megjithatë edhe këtu ekzistojnë rreziqe: Për shkak të automatizimit të detyrave të thjeshta mund të rritet intensiteti i punës dhe presioni për efektivitet.

Rreziqet e automatizimit janë në përgjithësi më të mëdha në punët që kërkojnë më pak kompetenca dhe kryhen kryesisht nga fuqia punëtore me moshë të re. Në Gjermani kjo pjesë punësh me rreziqe të mëdha automatizimi kap 28,7 përqind të të punësuarve. Mesatarja e OBEZH-it është më e ulët, 27 përqind.

OBEZH kërkon përmirësimin e ligjit të punës

Për shkak të këtyre rreziqeve dhe zhvillimit të madh kërkohet ndërhyrje e vendosur e politikës, sidomos sa i përket ligjit për punën. Debatet janë duke u zhvilluar për shembull për çështjen nëse rregullat ekzistuese për të drejtat e trajtimit të barabartë, mbrojtjes së të dhënave dhe të drejta të tjera të ngjashme duhen përshtatur për shkak të përdorimit të gjerë të IA.

"Pjesa më e madhe e vendeve të OBEZH-it kanë përgatitur strategji kombëtare për IA-në, të cilat shpesh vënë në përgjithësi theksin tek rëndësia e kompetencave, por jo gjithnjë propozojnë marrjen e masave konkrete për kualifikimin,”- deklaron organizata.

Organizata mendon se bisedimet për vendosjen e tarifave dhe dialogu social janë të rëndësishme për të ndihmuar punonjësit dhe ndërmarrjet në kalimin tek IA.

"Dëshmi të reja tregojnë se e marrja e mendimit të punonjësve ka ndikim positiv në kushtet e punës dhe efektivitetin e saj,” thuhet në argumentimin e bërë.

Sipas të dhënave, në Gjermani më shumë se gjysma e punëdhënësve, 57 përqind; që kanë futur në përdorim IA kanë thënë se kur kanë futur në përdorim teknologjitë e reja janë konsultuar me punonjësit ose përfaqësuesit e punëmarrësve. Kjo shifër është më e madhe se vlera mesatare e shtatë vendeve të tjera të OBEZH-it që kanë marrë pjesë në nxjerren e të dhënave, me 47 përqind./DW

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit