LIVE UPDATES
Bota

Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

A mund të ishte parandaluar katastrofa me kaq shumë viktima në Turqi dhe Siri nëse do të ishte bërë një paralajmërim në kohën e duhur? Pse nuk bëhen dot prognoza dhe cila është gjendja aktuale e shkencës në këtë drejtim?

12 Shkurt 2023, 14:51 Nga A.B

Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

Dhjetëra mijëra vetë u bënë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. A mund të kishin qenë më pak, nëse do të ishte paralajmëruar tërmeti i frikshëm? Pse nuk është i mundur parashikimi i saktë i tërmeteve?

A mund të ishte parandaluar katastrofa me kaq shumë viktima në Turqi dhe Siri nëse do të ishte bërë një paralajmërim në kohën e duhur? Pse nuk bëhen dot prognoza dhe cila është gjendja aktuale e shkencës në këtë drejtim?

Shumica e tërmeteve krijohen përmes zhvendosjes së pllakave tokësore, që janë rregullisht në lëvizje, përplasen apo largohen nga njëra-tjetra. Nëse presioni mes dy pllakave bëhet shumë i madh, kjo tendosje shkarkohet duke krijuar tërmetin. Për të bërë një parashikim të saktë për këtë zhvillim, duhet të dihet vendi, magnituda dhe koha e tërmetit. “Vendin dhe magnitudën ne e njohim shumë mirë”, thotë Oliver Heidbach nga Qendra e Studimeve Gjeodezike në Potsdam për televizionin gjerman, ZDF. “Por ajo nuk njohim aspak është koha kur kjo ndodh.”

Pse nuk mund të dallohet koha e një tërmeti?

Një tërmet është një “proces shumë kompleks që ndodh papritur”, shpjegon Heidbach. “Merrni një tas dhe shtypeni fort e më fort. Nuk dihet se në cilën pikë kohore ky tas do të thyhet, por kur çahet kjo ndodh fuqishëm dhe papritur.” Një tërmet është ndyshe nga një uragan, ai është një proces “jo-linear”.  Tek një uragan mund të vëzhgosh, se si krijohet, si fiton gjithnjë e më shumë fuqi dhe mund të bësh prognozë edhe për rrugën që përshkon. Kurse një tërmet vjen gjithmonë pa paralajmërim, thekson Prof. Oliver Heidbach.

Tërmetet me shumë ballë përveç kësaj krijohen në thellësi 7 deri në 8 kilometra ose edhe më thellë. “Aty nuk mund të vendosim instrumente matëse, për këtë arsye nuk i njohim cilësitë fizike dhe gjendjen shkëmbore në këtë thellësi. Nuk e kemi mundësinë e qasjes së drejtpërdrejtë.” Nëse do të bëje shpime në këto thellësi kjo mund të ishte vetë shkaktar i një tërmeti, sipas ekspertit.

Çfarë do të thotë kjo për rajonet sizmike të forta?

Nëse do të mendosh për masa evakuimi, kjo nuk mund të bëhet pa e ditur kohën e tërmetit, sqaron Heidbach. Ajo që bëhet është zhvillimi i normave të caktuara në ndërtim për të përballuar tërmetet. “Ne studiuesit e gjeodezisë ofrojmë për këtë informacione, se me cilat lëvizje të tokës mund të llogaritet në të ardhmen”. “Në rajonet e rrezikuara nga tërmeti, si për shembull në Gjermani në rajonin e Oberrheingraben duhet që në ndërtime të respektohen masa të caktuara, që e mbrojnë më mirë substancën e ndërtimit nga valët sizmike.”

Problematike është, kur në shumë pjesë të një qyteti ke një subtancë të vjetër ndërtimi. Në Itali për shembull, shpesh të prekur nga tërmetet, nuk është e mundur të stabilizosh të gjitha ndërtesat e vjetra. Edhe në zonat e tërmetit në Turqi dhe Siri shpesh janë “injoruar rregullat e ndërtimit” dhe kjo i ka bërë ndërtesat të “pasigurta”, ka thënë studiuesi i rreziqeve, Jens Skapski për televizionin ZDF.

Türkei | Erdbeben | Suche nach Verschütteten in Kahramanmaras

Sistemet e hershme të paralajmërimit

Një mënyrë për të kufizuar katastrofën janë sistemet e hershme të paralajmërimit. Sisteme të tilla janë në përdorim në Japoni dhe Meksikë. Nëse ky sistem regjistron një tërmet, atëherë të gjithë njoftohen përmes celularit, TV apo radios. “Në këtë rast ke 20, 30 ose në rastin më të mirë 60 sekonda kohë për të vënë një helmetë në kokë apo për të kërkuar një vend nën tavolinë”, thotë eksperti Oliver Heidbach.

Në Japoni njerëzit kanë shumë përvojë me këtë dhe e dinë në momentin e paralajmërimit, se ç’duhet bërë. Ky sistem nuk funksionon njësoj me efektivitet në të gjitha rajonet. Sipas Heidbach, tek një paralajmërim për zonën e Stambollit, ku përmes zhvendosjes së pllakave pritet prej kohësh një tërmet i fortë, për shkak të afërsisë me zhvendosjen tektonike “do të mbeteshin vetëm pak sekonda kohë”.

A mund të paralajmërohen në të ardhmen tërmetet?

Një paralajmërimi të saktë shkenca mund t’i ofrohet vetëm hap pas hapi, thotë studiuesi Heidbach. Një faktor i rëndësishëm për të vlerësuar më mirë tërmetin paraprakisht është drejtimi nga shkon lëvizja tektonike në një tërmet. Nëse ne do e dinim, ku fillojnë tërmetet, dhe se për ku po shkon lëvizja tektonike, kjo është diçka komplet tjetër për parandalimin e dëmit, konstaton Heidbach. Në rastin e Stambollit mund të thuhet të paktën, nëse krisja do të shkonte në drejtim të qytetit apo larg tij. Kjo bën një dallim të madh për dëmin e pritshëm. “Këtu po punojmë tani, dhe shohim hapin tjetër, për të përcaktuar më saktë mënyrën e zhvillimit të tërmetit“, thotë Heidbach. “Të paktën në një rast të tillë do të mund merren masa përgatitore për katastrofën, që ne as nuk mund ta ndalojmë dot dhe as nuk mund ta parashikojmë./DW

termet ne turqi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron