LIVE UPDATES
Bota

Publikimi i përgjimeve të Bundeswehrit, DW: Si e siguroi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane?

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për unitet pas publikimit nga Rusia të një bisede të oficerëve të lartë të aviacionit luftarak gjerman.

4 Mars 2024, 09:00 Nga N.F
Publikimi i përgjimeve të Bundeswehrit, DW: Si e siguroi Rusia
Foto ilustruese

GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëron nga përçarjet pas publikimit të një bisede të përgjuar të Bundeswehrit. Politikanë të Unionit CDU/CSU kërkojnë të merren masa. 

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për unitet pas publikimit nga Rusia të një bisede të oficerëve të lartë të aviacionit luftarak gjerman. "Bëhet fjalë për një sulm hibrid të disinformimit, bëhet fjalë për përçarje, dhe minim të unitetit tonë", tha politikani socialdemokrat. "Ne nuk duhet të biem në grackën e Putinit."

Prandaj duhet të reagojmë me mençuri, "po jo me më pak vendosmëri". Pistorius ka refuzuar marrjen e masave për personelin ushtarak në këtë moment. Ky do të ishte ekzagjerim, por duhet të sqarohet, nëse në këtë bisedë janë diskutuar përmbajtje sekrete dhe nëse për këtë bisedë shërbimi i konferencave, Webex ka qenë formati i duhur për të komunikuar.

Kiesewetter: Rusia ka pasur me gjasë të dhënat e regjistrimit

Televizioni rus kishte publikuar të premten në internet një regjistrim të një konference me telefon të oficerëve të lartë të ushtrisë gjermane, bisedë përgatitore para informimit të ministrit të Mbrojtjes. Aty dëgjohet, si kreu i aviacionit luftarak gjerman, Ingo Gerhartz me tre oficerë bisedon për një mision të mundshëm të raketave "Taurus" në Ukrainë kundër sulmuesve rusë.

Informacionet janë pjesërisht me vlerë të madhe ushtarake. Një nga inspektorët e ushtrisë gjermane, thotë se ai e përfytyron se si fillim mund të jepen 50 pastaj edhe 50 raketa të tipit "Taurus", nëse kancelari e ndryshon qëndrimin, përveç kësaj flitet se edhe britanikët në lidhje me raketat që i kanë ofruar Ukrainës "kanë disa njerëz në terren". Një çështje tjetër për të cilën u bisedua  teorikisht, ishin edhe raketat Taurus dhe nëse ato teknikisht do ishin në gjendje të shkatërronin urën e ngritur nga Rusia pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Apo nëse Ukraina mund të bënte dot goditjen si psh programimin, pa ndihmën e Bundeswehrit.

Publikimi i kësaj bisede tregon problemet e sigurisë brenda ushtrisë gjermane.

Nuk dihet si Rusia e ka siguruar bisedën. Politikani i CDU-së për Mbrojtjen, Roderich Kiesewetter është i mendimit, se Moska ka pasur të dhëna për t'u regjistruar në platformë. "Për fat të keq shtohen të dhënat, se me gjasë një pjesëmarrës rus është regjistruar në Webex dhe nuk ka rënë në sy, që aty ka pasur një numër tjetër telefoni që ka qasje", tha politikani i CDU-së për ARD. Kieswetter i referohet burimeve profesionale, pa përmendur origjinën e informacionit.

Koha e publikimit të bisedës është zgjedhur me qëllim, thotë si politikani i CDU, Kiesewetter ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius. "Askush nuk beson seriozisht, se kjo ishte rastësi", tha Pistorius duke iu referuar publikimit pak pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny dhe publikimit të investigimeve për Wirecard dhe Jan Marsalek. "Në fund ka rëndësi që të ne të qëndrojmë të bashkuar", tha Pistorius.

Marrë nga DW

gjermania pergjime rusia

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!