LIVE UPDATES
Bota

Publikohen deklaratat tatimore të ish-presidentit Trump

Ky është rezultat i një përpjekjeje shumë vjeçare të ligjvënësve demokratë për të mësuar më shumë rreth financave të manjatit të pasurive të patundshme, i cili shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë vullnetare informacionet lidhur me të ardhurat e tij në kohën kur ishte kandidat për president.

30 Dhjetor 2022, 16:29 Nga I.A
Publikohen deklaratat tatimore të ish-presidentit Trump
Dokumente

SHBA- Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi të premten taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t'i mbajtur sekrete.

Ky është rezultat i një përpjekjeje shumë vjeçare të ligjvënësve demokratë për të mësuar më shumë rreth financave të manjatit të pasurive të patundshme, i cili shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë vullnetare informacionet lidhur me të ardhurat e tij në kohën kur ishte kandidat për president.

Taksat e bëra publike janë ato viteve 2015-2020. Bëhet fjalë për 2700 faqe të deklarimeve tatimore të zotit Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump dhe më shumë se 3000 faqe të tjera të deklarimeve tatimore të bizneseve të tij.

Publikimi i tyre pason një votim në vija partiake të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi të Ardhurat Buxhetore javën e kaluar për të bërë publike dokumentet e taksave, duke mbajtur të fshehta vetëm informacionet private, si të dhënat e kartave të identitetit dhe adresat.

Ligjvënësit demokratë të këtij komisioni, thanë se publikimi i tyre po bëhej në mbështetje të transparencës dhe sundimit të ligjit, ndërsa ligjvënësit republikanë thonë se publikimi është një precendent i rrezikshëm që kërcënon masat e mbrojtjes së privatësisë.

Publikimi i taksave të ish presidentit, bëhet vetëm disa ditë para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Komisioni i siguroi dokumentet e taksave ndërsa po hetonte, siç vihet në dukje në një raport të 20 dhjetorit, dështimin e agjencisë së taksave për të bërë kontrollet e parashikuara me ligj të taksave të zotit Trump gjatë presidencës së tij.

Publikimi i këtyre dokumenteve mund të nxjerrë informacione të reja në lidhje me financat e zotit Trump, për të cilat është folur shumë që në ditët kur ai filloi biznesin e pasurive të paluajtshme në Manhattan në vitet 1980. Publikimi i dokumenteve të taksave mund të ketë një rëndësi më të madhe tani që zoti Trump ka filluar fushatën e tij të tretë për president të Shteteve të Bashkuara.

Deklaratat tatimore të zotit Trump ka të ngjarë të ofrojnë një pasqyrë më të qartë të financave të tij gjatë kohës kur ai ishte President i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump, i njohur për ndërtimin e rrokaqiejve dhe drejtimin e një emisioni televiziv biznesi përpara se të bëhej president, shkeli një traditë të hershme politike, duke mos i bërë publike tatimet e deklaruara në kohën kur ishte kandidat për president. Megjithatë, ai dha disa detaje të kufizuara në lidhje me pasuritë dhe të ardhurat e tij në formularët mbi gjendjen financiare, që ai i plotësoi kur vuri kandidaturën për president.

Çdo president dhe kandidat nga të dy partitë kryesore amerikane, që nga koha e ish-presidentit Richard Nixon, në mënyrë vullnetare ka bërë publike të paktën një përmbledhje të informacionit mbi deklarimet e tyre tatimore. Zoti Trump e kundërshtoi këtë prirje si kandidat dhe si president, duke pohuar vazhdimisht se taksat e tij ishin "duke u shqyrtuar nga autoritetet" dhe nuk mund të bëheshin publike.

Në vend të kësaj, zoti Trump ka reklamuar vlerën e lartë të pasurive të tij të patundshme, në deklarimet financiare vjetore që u jep bankave për të siguruar kredi të reja, si dhe revistave financiare për të justifikuar vendin e tij në renditjen e miliarderëve të botës. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letita James ka ngritur një padi që pretendon se zoti Trump dhe Organizata Trump kanë fryrë vlerën e pasurive në deklarimet e tyre tatimore, si pjesë e një skeme shumëvjeçare mashtrimi.

Gazeta The New York Times në vitin 2020 raportoi se zoti Trump kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat në vitet 2017 dhe 2018, dhe se në 10 nga 15 vitet e mëparshme ai nuk kishte paguar taksa mbi të ardhurat sepse, në përgjithësi, gjatë atyre viteve ai kishte deklaruar humbje financiare.

Në raportin e tij javën e kaluar, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi të Ardhurat Buxhetore, tha se administrata Trump mund të mos ketë respektuar rregullin e miratuar pas skandalit “Watergate”, që e bën të detyrueshëm kontrollin e dokumenteve tatimore të presidentit.

Marrë nga VOA

donald trump letita james

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2022, 15:08 a.l

Sindroma e vdekjes së papritur ruse

Rusia RUSI- Nga Elaine Godfrey- The Atlantic  Lista e njerëzve që nuk do të dëshironit të jeni aktualisht: Një manjat r...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën