LIVE UPDATES
Bota

Publikoi të dhëna konfidenciale, Edward Snowden merr pasaportën ruse dhe bën betimin e shtetësisë

Raportet nuk specifikuan nëse Snowdeni ka hequr dorë nga shtetësia e tij amerikane. Shtetet e Bashkuara ia hoqën pasaportën në vitin 2013, duke bërë që Edward Snowden të mbetej i bllokuar në një aeroport të Moskës për javë të tëra pasi mbërriti nga Hong Kongu, duke synuar të shkonte në Ekuador.

3 Dhjetor 2022, 07:00 Nga d.a.
Publikoi të dhëna konfidenciale, Edward Snowden merr pasaportën
Edward Snowden

RUSI- Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili u largua për ti shpëtuar ndjekjes penale pasi zbuloi programe shumë të klasifikuara të mbikqyrjes , mori pasaportën ruse dhe bëri betimin për shtetësinë, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë avokati i tij të premten.

Avokati Anatoly Kucherena njoftohet të ketë thënë se Snowden mori pasaportën dhe bëri betimin të enjten, rreth tre muaj pasi Presidenti rus Vladimir Putin i dha atij shtetësinë.

Raportet nuk specifikuan nëse Snowdeni ka hequr dorë nga shtetësia e tij amerikane. Shtetet e Bashkuara ia hoqën pasaportën në vitin 2013, duke bërë që Edward Snowden të mbetej i bllokuar në një aeroport të Moskës për javë të tëra pasi mbërriti nga Hong Kongu, duke synuar të shkonte në Ekuador.

Rusia përfundimisht i dha atij qëndrim të përhershëm. Ai u martua me amerikanen Lindsay Mills në vitin 2017 dhe çifti ka dy fëmijë.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të premten se SHBA-të ishin në dijeni të njoftimeve që Edward Snowden kishte finalizuar nënshtetësinë e tij ruse, por nuk mund t'i konfirmonte ato dhe ia referoi pyetjet rreth statusit të tij, qeverisë ruse. Megjithatë, zoti Price tha se administrata Biden nuk do të befasohej nëse raportet do të ishin të sakta.

"Zoti. Snowden ka sinjalizuar prej kohësh besnikërinë e tij ndaj Rusisë, ky hap vetëm do ta zyrtarizonte atë”, u tha zoti Price gazetarëve.

Snowden zbuloi dokumente mbi mbledhjen e të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë që kalonin nëpër infrastrukturën e kompanive amerikane të telefonisë dhe internetit. Ai gjithashtu publikoi hollësi në lidhje me buxhetin e klasifikuar të inteligjencës amerikane dhe shtrirjen e mbikëqyrjes amerikane ndaj zyrtarëve të huaj, duke përfshirë udhëheqësit e vendeve aleate të SHBA-së./VOA/

edward snowden anatoly kucherena lindsay mills ned price

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri