9 Dhjetor 2023, 18:09
Nga A.TH
Vladimir Putin
RUSI- Situata në Gaza dhe ekuilibri gjeopolitik i të gjithë Lindjes së Mesme ishin në qendër të një telefonate nga presidenti rus Vladimir Putin me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.
Zëdhënësi i presidentit egjiptian, Ahmed Fahmy raportoi se Sisi e informoi presidentin rus për përpjekjet ende në vazhdim nga pala egjiptiane për të nxitur një armëpushim të qëndrueshëm dhe për të bërë gjithçka në fuqinë e tij për t'i ofruar Rripit të Gazës sasinë më të madhe të mundshme të ndihmës.
“Të dy presidentët, ranë dakord të vazhdojnë punën seriozisht për një armëpushim dhe që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim, duke marrë parasysh rëndësinë e përpjekjeve të bashkërenduara ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe globale të çështjes palestineze”, tha zëdhënësi.
Sipas dy presidentëve zgjidhja është bazuar në njohjen e dy shteteve në përputhje me vendimet përkatëse të legjitimitetit ndërkombëtar, shkruajnë mediat e huaja.
Së fundmi, Rusia i ka rritur përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës, madje presidenti rus udhëtoi jashtë vendit, një udhëtim mjaft i rrallë qëkur gjykata ndërkombëtare e akuzoi atë për krime luftë në Ukrainë. Putin udhëtoi drejt Lindjes së Mesme, ku takoi disa prej drejtuesve të këtyre vendeve. Por pavarësisht përpjekkjeve diplomatike, vetoja e SHBA-së në Këshillin e Sigurisë të OKB-së ka shuar shpresat se kjo do të ndodhë shumë shpejt.
vladimir putin abdel fattah al-sissi
Bota
9 Dhjetor 2023, 18:06
A.TH
foto e statujes
UKRAINË- Fushata e Ukrainës për heqjen e monumenteve të epokës sovjetike vazhdon. Autoritetet e Kievit sot ç...
Bota
9 Dhjetor 2023, 17:34
r.ll
olaf scholz dhe albin kurti
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongr...
Bota
9 Dhjetor 2023, 16:59
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Në mes të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit të Khan Younis në Gazën jugore, ...
Bota
9 Dhjetor 2023, 16:30
I.A
Foto Ilustruese
KROACI- Në fshatin Sice në Kroacinë lindore, numri i të vdekurve është më i madh se të gjallët...
Bota
9 Dhjetor 2023, 16:13
I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori një fjalim për të drejtat e njeriut të shtu...
Bota
9 Dhjetor 2023, 15:40
r.ll
rexhep tajip erdogan
TURQI- Pas vendosjes së vetos nga SHBA-ja ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pr...
Bota
9 Dhjetor 2023, 15:30
r.ll
mahmoud abbas
GAZË- Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se vetoja e SHBA-së ndaj një rezolute të K&eum...
Bota
9 Dhjetor 2023, 15:30
I.A
foto ilustruese
RUSI- Do të mund t’i paguani taksat. Do të mund të shpërndani, pëlqeni, të ndërhyni në video...
Bota
9 Dhjetor 2023, 15:23
I.A
Shtepia e Bardhe
SHBA- Administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45 mijë predhave për tanket i...
Bota
9 Dhjetor 2023, 14:01
I.A
Mirosllav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajça...