LIVE UPDATES
Bota

Putin vizitë në Kursk mes kritikave se po zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën

Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein. Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një sulm të guximshëm që e kishte zënë në befasi Rusinë.

21 Maj 2025, 14:59 Nga N.F
Putin vizitë në Kursk mes kritikave se po zvarrit bisedimet për
Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një kohë kur ai po akuzohet se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën. Kjo ishte vizita e tij e parë në Kursk prej kur trupat ruse i zmbrapsën forcat ukrainase nga pjesët e pushtuara të këtij rajoni pas një inkursioni ukrainas vitin e kaluar.

Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein. Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një sulm të guximshëm që e kishte zënë në befasi Rusinë. Një kohë Kievi tha se kontrollonte rreth 1.400 kilometra katrorë të rajonit. Muajin e kaluar, Moska pretendoi se i ka zmbrapsur ushtarët ukrainas duke i dhënë fund inkursionit.

Vizita e Putinit vjen mes akuzave se ai po i zvarrit bisedimet për paqe për ta përfunduar konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai akuzohet se po e bën këtë në përpjekje për të fituar sa më shumë territor dhe për ta forcuar pozitën e Moskës në tryezën e negociatave.

Javën e kaluar, negociatorët rusë dhe ukrainas zhvilluan takimin e parë ballë për ballë pas më shumë se tri vjetësh, në përpjekje për t’i ndalur luftimet. Megjithatë, kishte pak përparim, gjë që e shtyu presidentin amerikan, Donald Trump, të zhvillojë një bisedë telefonike dyorëshe me Putinin më 19 maj, e cila përfundoi me një premtim nga Moska për të përgatitur një memorandum me parakushte për një armëpushim – gjë që shumë analistë dhe diplomatë evropianë e konsideruan si taktikë të Kremlinit për ta zvarritur procesin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një seancë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit më 20 maj se Trump nuk ka vendosur sanksione të reja ndaj Moskës, sepse ai "beson se nëse tani fillon të kërcënojë me sanksione, rusët nuk do të bëjnë negociata, dhe se ia vlen ta ruajmë mundësinë për të biseduar me ta, për t’i shtyrë drejt tryezës së bisedimeve".

Bashkimi Evropian dhe Britania miratuan paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë të martën, ndërsa blloku evropian njoftoi se tashmë po planifikon një rund tjetër sanksionesh "masive".

Nga ana e tij, Kremlini mohoi përsëri se po e zvarrit procesin, me zëdhënësin Dmitry Peskov që u tha gazetarëve se "të gjithë po punojnë në mënyrë dinamike" drejt një zgjidhjeje për konfliktin.

Që kur mori detyrën katër muaj më parë, Trump e ka bërë prioritet të politikës së jashtme përfundimin e luftës në Ukrainë. Në mars, ai kërkoi që të dyja palët të bien dakord menjëherë për një armëpushim 30-ditor. Ai e ka përsëritur këtë kërkesë prej atëherë, duke thënë se do të vendosë sanksione ndaj çdo vendi që e minon armëpushimin.

Derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë, Putin jo, duke kërkuar që Kievi t’i pranojë disa parakushte, si njohjen e aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia, çmilitarizimin e vendit dhe statusin neutral të tij./ REL

puti rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj