LIVE UPDATES
Bota

Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s, Kosova më pak kërkesa

Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.

26 Qershor 2023, 08:14 Nga a.l
Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve
Meta

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgon më së shumti kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, thuhet në të dhënat e fundit.

Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.

Shtetet po kërkojnë të dhëna nga Meta, si pjesë e hetimeve zyrtare. Shumica e këtyre kërkesave lidhen me çështje penale, sikurse vjedhjet dhe rrëmbimet. Në shumicën e rasteve kërkohen të dhëna bazike, sikurse emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e përdorimit të rrjetit social.

Për më tepër, shtetet mund të kërkojnë të dhëna për IP adresat apo për përmbajtjen e vetë llogarive.

“Për çdo kërkesë që ne pranojmë, ne me kujdes i kontrollojmë nëse ligjërisht janë të pranueshme. Ne mund t’i refuzojmë ato apo të kërkojmë më shumë detaje lidhur me kërkesat, nëse ato janë shumë të gjera apo të paqarta”, thuhet në ueb-faqen e Meta-s.

Si në vitin 2021, ashtu edhe më 2022, Serbia ka bërë numrin më të madh të kërkesave në kompaninë Meta krahasuar me shtetet e tjera në rajon. Më 2022, Mali i Zi ka bërë më së paku kërkesa, ndërkaq Kosova më 2021 kishte drejtuar më së paku kërkesa në Meta.

Sa i përket statistikave në nivel global, vitin e kaluar shtetet dërguan mbi 476.000 kërkesa në Meta, që është 51.000 më shumë se në vitin 2021, kur numri ishte pak më shumë se 425.000 sosh. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia prin edhe kur bëhet fjalë për kërkesat për veprime urgjente, ndonëse numri i kërkesave të tilla në vitin 2022 ka rënë në krahasim me vitin paraprak.

Numri më i vogël i kërkesave të tilla – vetëm një – është dërguar nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar. Kompania Meta nuk ndan të gjitha të dhënat që kërkojnë shtetet, por një pjesë e këtyre kërkesave refuzohet apo kthehet mbrapsht për plotësim.

Megjithatë, në raportin për transparencë, Meta publikon edhe përqindjen e informacioneve që kompania ndan pas kërkesave. Këto statistika përfshijnë edhe rastet në të cilat kompania Meta ka ofruar informacione për përdorues pas kërkesës së qeverisë së ndonjë shteti.

Vitin e kaluar, Kroacia kishte shkallën më të lartë në rajon të kërkesave të përmbushura pjesërisht apo plotësisht me mbi 85 për qind, pasuar nga Serbia me 10 për qind më pak. Kosova ka pasur shkallën më të ulët të përmbushjes së kërkesave – 19 për qind.

Kërkesat e shteteve mund të aplikohen edhe për llogaritë e Meta-s në rrjetet sociale.

Më 2022, numri i porosive që ishin subjekt i kërkesave shtetërore që iu dërguan kompanisë Meta për informacione lidhur me përdoruesit në rajon ishte më i larti në rastin e Serbisë. Mali i Zi kishte deri në 12 herë numër më të ulët të këtyre kërkesave, duke u renditur i fundit në rajon. Në nivel botëror, numri total i përdoruesve apo llogarive, për të cilat shtetet kanë kërkuar të dhëna, u rrit nga 716 mijë në pothuajse 828 mijë.

Raportet e transparencës u publikuan më herët nga kompania Twitter – një rrjet social në pronësi të Elon Muskut, miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, që nga tetori i vitit 2022. Megjithatë, Twitter ka publikuar raportin e tij të fundit të transparencës për periudhën korrik-dhjetor 2021. /REL 

serbi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës