LIVE UPDATES
Bota

Qëndrimi të paktën 6 muaj, një amerikan dhe dy rusë shkojnë së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Astronauti i NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët e Roskozmosit, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim.

15 Shtator 2023, 22:37 Nga I.A
Qëndrimi të paktën 6 muaj, një amerikan dhe dy rusë
Anije kozmike

SHBA- Një amerikan dhe dy rusë kanë fluturuar të premten drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me një anije kozmike ruse. Astronauti i NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët e Roskozmosit, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim.

O’Hara do t’i kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë një vit. Kjo treshe duhej të fluturonte drejt stacionit hapësinor pranverën e kaluar, por kabina e tyre nevojitej si zëvendësuese për një ekuipazh tjetër. Ai ekuipazh – e përbërë po ashtu nga dy rusë dhe një amerikan – do të kthehet në shtëpi në fund të këtij muaji.

Qëndrimi i tyre në stacionin hapësinor u zgjat nga gjashtë muaj në një vit, kur kabina e anijes kozmike Soyuz pësoi një rrjedhje në mekanizmin e ftohjes sa ishte e parkuar në stacion.

Ky është fluturimi i parë në hapësirë për O’Haran dhe Chub, derisa për komandantin e misionit, Kononenko, ky është fluturimi i pestë. Ata iu bashkohen shtatë banorëve të stacionit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Danimarka dhe Japonia.

Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do ta vendosë një rekord të ri për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë, më shumë se një mijë ditë.

Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë, me astronautët që kanë qëndruar së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe kanë fluturuar së bashku.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar si pjesë e programit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për fluturime, tre kozmonautë rusë do të fluturojnë me anijen kozmike të Shteteve të Bashkuara, Dragon, dhe tre astronautë amerikanë me anijen kozmike ruse, Soyuz MS, gjatë viteve 2022-2024.

Rusia ka thënë se do të heqë dorë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dhe se do ta themelojë stacionin e vet hapësinor të pavarur në të ardhmen, megjithëse ende janë duke u diskutuar planet për atë se si dhe kur do të ndodhë kjo.

Programi hapësinor i Rusisë pësoi goditje të rënë muajin e kaluar, kur anija kozmike pa pilot, Luna-25, u rrëzua në tentim për të zbarkuar në polin jugor të Hënës, tri ditë para se India ta dërgonte me sukses anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3.

Marrë nga REL

nasa loral o’hara oleg kononenko nikolai chub

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj