16 Korrik 2024, 12:01
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore dhe Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), lansoi projektin “Dritarja për Investime të Diasporës”, i cili synon të sjellë investime të mërgimtarëve në Kosovë.
“Po krijojmë mundësi që ta shndërrojmë mërgatën nga investitor pasiv në investitor aktiv”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë lansimit të projektit, të martën në Prishtinë.
Përmes këtij projekti, tha ai, mërgimtaret do ta ketë më të lehtë aplikimin për kredi për investime në Kosovë.
“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Mërgata jonë do t’i sjellë aftësitë, mundësitë dhe kulturën e punës nga vendet ku jeton aktualisht”, tha Kurti.
Derisa nuk u dhanë shumë detaje se kur do të nisë projekti dhe për sa kohë do të jetë i hapur, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “ideja ka qenë që të krijohet një dritare e re, përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore, i mbështetur me kapital shtesë nga Qeveria e Kosovës, do të mundësojë garantimin e kredive”.
Në lansimin e projektit ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se ai do t’i sjellë në vend praktikat më të mira nga diaspora.
“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, përmes mbështetjes financiare dhe teknike të USAID-it, sepse ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora paraqesin. Kur diaspora kthehet në vend, ajo sjell më të mirën në Kosovë”, tha Hovenier.
Numri i saktë i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit nuk dihet ende, por pritet të qartësohet në fund të vitit, kur të publikohen të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, që u bë në pranverë. Përndryshe, diaspora e Kosovës luan rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes dërgimit të remitencave, investimeve në patundshmëri dhe shpenzimeve që bën gjatë pushimeve në Kosovë. Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan shifrën prej 1.3 miliard eurosh, ndërsa në vitin 2022, vlera e remitencave ishte 1.22 miliard euro./ REL
kosova mergimtare investim kurti
Bota
16 Korrik 2024, 11:43
N.F
peter stano
KOSOVË- Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit të ka...
Bota
16 Korrik 2024, 11:03
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një incident me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në fshatin Dubravë të Istogut, ku një polic k...
Bota
16 Korrik 2024, 10:34
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara. Politika e ekspertët duan të tërheqin sërish n&eu...
Bota
16 Korrik 2024, 10:23
r.ll
von der leyen dhe viktor orban
BRUKSEL- Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyrtare të mbajtura nga kryeministri h...
Bota
16 Korrik 2024, 10:18
r.ll
Stërvitje ushtarake në jug të Taxhikistanit
KINË- Ambasada e Kinës në Dushanbe mohoi raportet e mediave se Pekini po ndë...
Bota
16 Korrik 2024, 10:04
N.F
Trump dhe Vance
SHBA- Në vitin 2016, kur Donald Trump zgjodhi guvernatorin e Indianës, Mike Pence, si kandidat të tij, veprim i cili konside...
Bota
16 Korrik 2024, 09:35
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
OMAN- Katër persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga tw shtwnat në një zonë pranë...
Bota
16 Korrik 2024, 09:18
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndryshimet klimatike po bëjnë që gjatësia e çdo dite të zgjatet, tregon analiza, pasi shkrirja m...
Bota
16 Korrik 2024, 09:00
N.F
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi mund të ftojë një delegacion rus për një samit t&eum...
Bota
16 Korrik 2024, 08:49
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani pati një rritje t&e...