16 Korrik 2024, 11:43
Nga N.F
peter stano
KOSOVË- Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit të kaluar të cilat blloku i vendosi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri.
Shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor por akoma nuk është marrë asnjë vendim. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.
“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, i shprehur në Deklaratën e 3 Qershorit 2023 (Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së) iu dërgua shteteve anëtare dhe diskutimi i parë u zhvillua në qershor.
Këshilli e kishte ftuar Përfaqësuesin e Lartë që të përgatiste një raport të tillë në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023. Raporti është një dokument konfidencial dhe nuk do të bëhet publik.
Përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”, tha Stano.
Ndër masat e BE-së janë pezullimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
kosove masat e be-se borrell
Bota
16 Korrik 2024, 11:03
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një incident me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në fshatin Dubravë të Istogut, ku një polic k...
Bota
16 Korrik 2024, 10:34
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara. Politika e ekspertët duan të tërheqin sërish n&eu...
Bota
16 Korrik 2024, 10:23
r.ll
von der leyen dhe viktor orban
BRUKSEL- Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyrtare të mbajtura nga kryeministri h...
Bota
16 Korrik 2024, 10:18
r.ll
Stërvitje ushtarake në jug të Taxhikistanit
KINË- Ambasada e Kinës në Dushanbe mohoi raportet e mediave se Pekini po ndë...
Bota
16 Korrik 2024, 10:04
N.F
Trump dhe Vance
SHBA- Në vitin 2016, kur Donald Trump zgjodhi guvernatorin e Indianës, Mike Pence, si kandidat të tij, veprim i cili konside...
Bota
16 Korrik 2024, 09:35
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
OMAN- Katër persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga tw shtwnat në një zonë pranë...
Bota
16 Korrik 2024, 09:18
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndryshimet klimatike po bëjnë që gjatësia e çdo dite të zgjatet, tregon analiza, pasi shkrirja m...
Bota
16 Korrik 2024, 09:00
N.F
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi mund të ftojë një delegacion rus për një samit t&eum...
Bota
16 Korrik 2024, 08:49
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani pati një rritje t&e...
Bota
16 Korrik 2024, 08:05
N.F
Trump dhe Musk
SHBA- Miliarderi Elon Musk planifikon të japë rreth 45 milionë dollarë në muaj për një organiza...