LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e Kosovës: Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ

Ata u kundërshtuan përmes protestave në veri, që nisën në fund të majit, e të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë.

13 Tetor 2023, 20:02 Nga I.A
Qeveria e Kosovës: Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas
Qeveria e Kosovës

KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në veri, “por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”.

“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 13 tetor se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri.

Më herët kjo parti kishte kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar “tërheqjen e njësive speciale të Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë”

Më 13 tetor kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, nuk i përmendi specifikisht këto kushte, por tha se për vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, partia e mori në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha Rakiq gjatë një konference për media në Mitrovicë të Veriut.

Kryetarët e rinj shqiptarë në veri dolën nga zgjedhjet e prillit, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe dhe popullata lokale. Ata u kundërshtuan përmes protestave në veri, që nisën në fund të majit, e të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë.

Zgjedhjet e prillit u mbajtën pas tërheqjes kolektive të zyrtarëve serbë nga institucionet lokale dhe qendrore në nëntor të vitit 2022, për shkak të pakënaqësive me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri që nisën në maj, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e trupit votues në komunën e caktuar, që më pas të mund të shtyhet përpara. Nëse plotësohen të gjitha hapat e kërkuar me udhëzimin administrativ, - i cili u publikua në shtator - atëherë mbahet votimi për largimin e kryetarit të komunës. Për largimin e kryetarit kërkohen 50 për qind +1 votë e qytetarëve në listën e votuesve. Më pas, shpallen zgjedhjet e reja.

Kërkesa e Listës Serbe për organizimin e zgjedhjeve, vjen tri javë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se janë vrarë edhe tre sulmues të grupit të armatosur të serbëve.

Zëdhënësi i ekzekutivit tha se sulmi në Banjkës, i organizuar dhe udhëhequr nga Radoiçiqi, “na ka rikujtuar edhe një herë rëndësinë jetike të ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që palët t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Marrë nga REL

afrim bunjaku zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj