LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në protestë para Kuvendit të Kosovës, ligji nuk kalon

Kuvendi është i rrethuar, ndërsa veteranët e UÇK-së nuk tërhiqen. Nga ana tjetër qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në mbështetje të veteranëve.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

'Fitorja e parë" e veteranëve të UÇK-së, nuk kalon projektligji për pagën në Kosovë, votojnë vetëm 51 deputetë

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Gjatë seancë plenare që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, teksa ish-veteranët e UÇK-së po protestojnë jashtë, nuk është plotësuar kuorumi që projektligji për pagën minimale të miratohet.

Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë para Kuvendit.

Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda ku e konsiderojnë si të papranueshme faktin që nuk janë përfshirë në projektligjin e pagave.

4 VITE ME PARE

VIDEO/Nuk përmbahen veteranët e UÇK-së, sharje dhe ofendime në drejtim të Albin Kurtit

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Protesta e veteraneve

KOSOVË- Veteranët e UÇK-së janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës duke protestuar dhe duke kërkuar kryeministrin Albin Kurti, i cili në fakt nuk gjendet në Kosovë.

Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihen veteranët teksa bërtasin në sharje dhe ofendime ndaj Kurtit. Në protesta janë dëgjuar disa ofendime në drejtim të Kurtit dhe kërkojnë me ngulm që kryeministri të dalë para tyre dhe të japë llogari.

"Duam Albin k..ën"-dëgjohet të bërtasë një protestues duke mos u përmbajtur në ofendime dhe sharje ndaj kryeministrit.

Protestuesit, të cilët ndodhen para Kuvendit të Kosovës, bëjnë fajtor qeverinë për mospërfshirjen e tyre në rpjektligjin e pagës minimale dhe kërkojnë Kurtin që t'i japë llogari.

 

 

Më herët, protestuesit hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa forca të shtuara të Policsë e rrethuan atë. Pas përshkallëzimit të situatës, ka ndërhyrë njësia speciale e Policisë. Autoblindat e saj janë parë rrugëve të Prishtinës. 

4 VITE ME PARE

“Me hy kemi me hy”, veteranët e UÇK-së tentojnë të hyjnë në Kuvend për të ndaluar seancën

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Protesta e veteraneve

KOSOVË- Veteranët e UÇK-së janë mbledhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës ku pritet që për pak minuta të nisë seanca e rradhës e cila ishte e planifikuar për në orën 11:00.

Protestuesit paralajmërojnë se do të futen brenda, madje situata u agravua pasi ato tentuan të hyjnë me dhunë në Kuvend duke u përplasur dhe me policinë që kishte krijuar një kordon mbrojtës në dyert e Kuvendit.

Me hy kemi me hy”, u dëgjua duke thënë njëri nga veteranët në krye të turmës i cili po qëndron në prag të dyerve të institucionit më të lartë ligjvënës.

Veteranët kanë kërkuar që seanca plenare të mos mbahet fare, pasi ata janë të indinjuar pasi qeveria i ka lënë jashtë projektligjit për ndryshimet që përcaktojnë pagën minimale.

 

4 VITE ME PARE

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në protestë para Kuvendit të Kosovës, ligji nuk kalon

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Veteranët në protestë

KOSOVË- Pas disa orësh ka përfunduar protesta e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u mbodhën para Kuvendit të Kosovës pasi janë kundër diskriminimit që sipas tyre po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që nuk janë përfshirë në ligjin për pagën minimale, që është propozuar nga Qeveria. Me dhunë, Veteranët e luftës u futën në oborrin e Kuvendit të Kosovës dhe tentuan të hyjnë brenda ku si pasojë e përplasjeve u plagosën dhe tre persona.

Me flamuj kuqezi në duar, ata kërkuan që pensioni i tyre të rritet njësoj siç bëhet me pagën minimale. Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës. Ndërkohë, pjesëtarë të policisë thonë se veteranët e kanë hedhur vetë gazin lotsjellës, në mënyrë që të shfrytëzojnë rastin për të thyer kordonin e sigurisë dhe për të hyrë në oborrin e Kuvendit.


Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në mbështetje të veteranëve dhe protestës së tyre. Ata vazhdimisht kanë bërë thirrje për kryeministrin Albin Kurti që të përballet me ta duke mos kursyer as ofendimet.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve. Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170 euro e me ligjin paraprak parashihet që pensioni i tyre të rritet proporcionalisht me pagën minimale. Megjithatë me plotësim ndryshimin e ligjit që përcakton pagën minimale e që sot është në rend ditë në kuvend, nuk e parasheh një gjë të tillë.



4 VITE ME PARE

Protestë në Kosovë/ Deputetët gati për seancë, veteranët tentojnë të hyjnë në sallë

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Kosovë

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën e zakonshme ku mbahen seancat plenare. Ndërkohë veteranët e UÇK-së janë mbledhur jashtë duke protestuar. Ata kanë paralajmërojnë se do të futen brenda. Situata erdhi pasi veteranët u nisën drejt dyerve të Kuvendit.

“Me hy kemi me hy”, u dëgjua duke thënë njëri nga veteranët në krye të turmës që po qëndron në prag të dyerve të institucionit më të lartë ligjvënës, sipas Express.

Veteranët kërkojnë që të anulohet seanca e cila do të mbahej sot. Veteranët po protestojnë pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës.

4 VITE ME PARE

Ramush Haradinaj mbështet veteranët, poston një fotografi: Me ta, sot e për mot

 

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Foto ilustruese

KOSOVË-Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e tyre për ngritjen e pagës minimale. Mbështetje kanë marrë edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka postuar në faqen e tij tij të Facebook-ut, një fotografi, ku ka shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.

Veteranët janë ndaluar nga forcat e shumta policore, të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës.

Mjetet e blinduara të Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.

4 VITE ME PARE

Protesta e veteranëve përballë Kuvendit të Kosovë/ Hidhet gaz lotësjellës, plagoset një efektiv

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Proteste ne Kosove

KOSOVË- Është përshkallëzuar protesta e veteranëve në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Duke qënë se qytetarët tentuan të futeshin në ambientet e brendshme të Kuvendit, policia ka shtuar forcat saj për të kryer shpërndarjen e turmës. 

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Kuvendit. Policia është detyruar sërish që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët po vazhdojnë të mos largohen. Raportohet se gjatë protestës është plagosur një efektiv policie. 

Qytetarët po protestojnë pasi nuk janë përfshirë në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e pagës minimale.

4 VITE ME PARE

Protestojnë veteranët/ Policia shton masat e sigurisë në Kuvendin e Kosovës

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Protestë në Kosovë

KOSOVË- Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët. Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga forcat e shtuara të Policisë, ndërsa në oborrin e tij kanë hyrë protestuesit, të cilët kanë dalë me ftesë të organizatave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoblindat e Policisë së Kosovës sipas Express janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës. Veteranët po protestojnë pasi ndihen të diskriminuar nga mospërfshirja në ligjin për pagën minimale.

Trupat e policëve janë vendosur para dyerve të objektit të Kuvendit, por të mos i lënë protestuesit të hyjnë brenda.

4 VITE ME PARE

Përplasje te Kuvendi i Kosovës/ Veteranët tentojnë të futen brenda, policia rrethon zonën

Nuk i rritën pensionet, veteranët e UÇK-së në
Pamje nga protesta në Kosovë

KOSOVË- Veteranët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendin e Kosovës. Protesta e tyre nisi në orët e para të mëngjesit pasi kanë shprehur pakënaqësi pasi janë lënë jashtë nga projektligji i propozuar nga Qeveria për rritjen e pagës minimale.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK u përshkallëzua kur veteranët tentuan që të futen brenda Kuvendin. Një kordon policësh u pozicionua menjëherë përpara institucionit më të lartë ligjvënës.

Ky projektligj do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë