LIVE UPDATES
Bota

Ramazani në Gaza nis mes krizës së përkeqësuar të urisë

Luftës tashmë pesëmujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – nuk po i shihet fundi.

11 Mars 2024, 12:41 Nga N.F
Ramazani në Gaza nis mes krizës së përkeqësuar të
Gaza

GAZA- Palestinezët e filluan të hënën agjërimin e Ramazanit, muajit të shenjtë të myslimanëve, i cili i gjeti në një kohë kur bisedimet për një armëpushim kanë ngecur dhe kriza e urisë është keqësuar në Rripin e Gazës. Luftës tashmë pesëmujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – nuk po i shihet fundi.

Palestinezët e falën namazin jashtë ndërtesave të rrënuara të dielën në mbrëmje. Ata i dekoruan shatorret e tyre të stërmbushura, ndërsa në një video të publikuar nga një shkollë e OKB-së e shndërruar në strehimore, fëmijët shihen duke vallëzuar me muzikën e një burri që këndonte me altoparlant.

Por, kishte shumë pak për të festuar pas pesë muajsh luftimesh që ua kanë marrë jetën mbi 30.000 palestinezëve dhe e kanë rrënuar shumicën e Gazës. Familjet zakonisht e prishin agjërimin me iftar festiv, por madje edhe në vendet ku ka ushqim, shumica është ushqim i konservuar dhe çmimet janë tejet të larta për shumicën.

“Nuk mund ta shohësh askënd të gëzuar”, tha Sabah al-Hendi, i cili po blinte ushqim të dielën në qytetin Rafah.

“Çdo familje është e trishtuar. Çdo familje e ka një martir”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kishin shpresuar se do ta ndërmjetësonin një armëpushim para muajit të agjërimit nga agimi deri në muzg, në të cilin do të përfshihej edhe lirimi i dhjetëra pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, si dhe futja e sasive të mëdha të ndihmave humanitare, por bisedimet ngecën javën e kaluar.

Hamasi po kërkon garanci se një marrëveshje e tillë do të cojë drejt përfundimit të luftës, derisa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta vazhdojë ofensivën deri në “fitore të plotë” kundër grupit radikal dhe deri në lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Lufta nisi kur pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, ku i vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën mbi 250 pengje. Besohet se Hamasi është duke i mbajtur ende rreth 100 pengje.

Lufta i ka detyruar 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës të ikin nga shtëpitë e tyre dhe i ka shtyrë qindra mijëra njerëz drejt urisë absolute. Zyrtarët shëndetësorë në Gazë thonë se së paku 20 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi në veri të Gazës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka pranuar në mesazhin e tij vjetor për Ramazanin se muaji i shenjtë erdhi “në një kohë të dhimbjes së madhe”.

“Derisa myslimanët përreth botës mblidhen në ditët dhe javët në vijim për ta prishur agjërimin, vuajtjet e popullit palestinez do jenë shqetësimi i parë i shumë njerëzve. Ata janë shqetësimi im, po ashtu”, tha Biden.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë filluar të hedhin ndihma nga ajri në Gazë javët e fundit, por grupet humanitare thonë se përpjekjet e tilla janë të kushtueshme dhe të pamjaftueshme. Ushtria amerikan gjithashtu ka filluar të dërgojë pajisje për ndërtimin e një ure detare për dërgimin e ndihmave në Gazë, por ndërtimi i saj do të marrë disa javë kohë.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë ndihmë vendimtare ushtarake Izraelit dhe e kanë mbrojtur nga thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë izraelite të bëjë më shumë për ta shmangur dëmtimin e civilëve dhe objekteve humanitare.

Marrë nga REL

ramazan gaza

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen