11 Korrik 2022, 15:52
Nga d.a.
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Popullsia e Bashkimit Evropian u tkurr për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, njoftoi sot zyra e statistikave të BE-së, pasi rajoni është tronditur nga më shumë se dy milionë vdekje nga koronavirusi.
Sipas Eurostat, popullsia e 27 vendeve që përbëjnë BE-në ka rënë me pothuajse 172,000 që nga viti i kaluar dhe me më shumë se 656,000 që nga janari 2020. Numri i vdekjeve filloi të tejkalonte lindjet në BE një dekadë më parë, por emigracioni nga jashtë BE-së ndihmoi në ndryshimin në vitin e parë të pandemisë.
“Në 2020 dhe 2021, migracioni pozitiv neto nuk kompensoi më ndryshimin negativ natyror në BE dhe si pasojë, popullsia totale e BE-së po zvogëlohet”, tha zyra e statistikave, duke treguar ndikimin e pandemisë.
Hera e fundit që BE regjistroi një rënie të popullsisë ishte në vitin 2011, e vetmja herë tjetër që nga viti 1960, por ajo është rritur me shpejtësi për shkak të migrimit neto.
Duke pasur parasysh pandeminë, një popullsi në plakje dhe nivele relativisht të ulëta të lindjeve, Eurostat tha se vdekjet do të vazhdojnë të tejkalojnë lindjet në vitet e ardhshme.
"Nëse është kështu, rënia ose rritja e popullsisë totale të BE-së në të ardhmen ka të ngjarë të varet në një masë të madhe nga kontributi i dhënë nga migrimi neto."-tha Eurostat.
Ndërsa Italia, Polonia dhe Rumania regjistruan rënien më të madhe të popullsisë, më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së panë rritjen e popullsisë së tyre, me Francën, Holandën dhe Suedinë që kryesojnë renditjen. Sipas Eurostat, 446.8 milionë njerëz jetonin brenda BE-së në janar 2022.
tkurret popullsia e be stastistikat e eurostat
Bota
11 Korrik 2022, 15:36
e.k
Autori i sulmit
LONDËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqyetitn britanik teksa një grua ësht&eum...
Bota
11 Korrik 2022, 15:24
d.a.
Macron
FRANCË- Politikanët e opozitës franceze nga e majta dhe e djathta ekstreme kanë kapur zbulimet e dosjeve të Uber për t...
Bota
11 Korrik 2022, 15:06
d.a.
Covid-19
BRUKSEL- Rregullatorët evropianë kanë rekomanduar një injeksion të dytë përforcues Covid-19 për të gj...
Bota
11 Korrik 2022, 14:43
d.a.
Itali
ITALI- Një turist amerikan pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua në kraterin e malit Vezuv teksa po përpiqej të...
Bota
11 Korrik 2022, 14:33
d.a.
UKRAINË- Ukraina planifikon një krijojë një ushtri me 1 milion ushtarësh të pajisur me armë të NATO-s për të...
Bota
11 Korrik 2022, 14:18
d.a.
Poloni-Bjellorusi
POLONI- Numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë p&e...
Bota
11 Korrik 2022, 14:03
d.a.
Srebenice
BOSNJE HERCEGOVINË- “Foshnja ka vdekur”-kjo është fjala drithëruese që një mjek i OKB-së ju d...
Bota
11 Korrik 2022, 13:51
d.a.
Lukashenko dhe Putin
RUSI- Kremlini tha sot se presidentët rus dhe bjellorusë po punojnë për "masa të...
Bota
11 Korrik 2022, 13:39
d.a.
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Një delegacion i Qeverisë së Malit të Zi i kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviç po merr pj...
Bota
11 Korrik 2022, 13:19
d.a.
Kurti dhe Lajcak
GREQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Greqi i ftuar në Samitin "Symi" të Athinës, ësh...