Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në vitet e fundit, Suedia është përballur me sulme me armë dhe pajisje shpërthyese të lidhura me konfliktet e bandave.
SUEDI- Numri i vrasjeve në Suedi, e cila ka luftuar për vite me radhë për të frenuar dhunën e bandave, ra në vitin 2024 në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Sipas një raporti të publikuar sot në vitin 2024 u regjistruan 92 raste të dhunës vdekjeprurëse, 29 më pak se në vitin 2023.
“Kur bëhen krahasime mes viteve, duhet të merret parasysh se viti 2023 ishte një vit në të cilin një numër jashtëzakonisht i lartë i grave dhe të miturve ranë viktima të dhunës vdekjeprurëse në krahasim me vitet e mëparshme,” tha në një deklaratë Jan Lundbeck.
Në vitet e fundit, Suedia është përballur me sulme me armë dhe pajisje shpërthyese të lidhura me konfliktet e bandave. Autorët janë shpesh adoleshentë të rinj që punësohen si vrasës sepse janë nën 15 vjeç, mosha e përgjegjësisë penale në Suedi.
Edhe pse sulmet e armatosura kanë rënë, ato mbeten mjetet më të zakonshme të dhunës, me armë zjarri të përdorura në 45 vrasje, tetë më pak se në vitin 2023. Policia suedeze gjithashtu njoftoi në janar se numri i sulmeve me armë u ul në vitin 2024 për të dytin vit radhazi, me 296 sulme të tilla, një rënie prej 20% nga viti i kaluar.
Policia ia atribuoi rënien aftësisë së përmirësuar për të "parandaluar dhe penguar" aktet e dhunshme. Qeveria e krahut të djathtë të kryeministrit Ulf Kristersson, e mbështetur në parlament nga Demokratët e Suedisë, një parti kundër imigracionit, erdhi në pushtet në vitin 2022 duke premtuar se do të godiste krimin.
Në fillim të vitit 2025, vendi u trondit nga sulmi më i keq i armatosur në historinë e tij: më 4 shkurt, 35-vjeçari Rikard Andersson sulmoi qendrën e arsimit të të rriturve Campus Risbergska në qytetin e Örebro dhe vrau 10 persona përpara se të kthente armën kundër vetes.
ministri SUEDI- Qeveria suedeze njoftoi sot një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në total rreth 1.4 mil...
Donald Trump SHBA- Presidenti amrikan Donald Trump ka shkaktuar trazira në marrëdhëniet ndërkombëtare, pikërisht një...
Marine Le Penit FRANCË - Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim fina...
Foto ilustruese UKRAINA- Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore p...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ...
Marine Le Pen FRANCË- Dënimi i plotë i Marine Le Pen është zbardhur. Euroactiv shkruan se një gjykatë në Paris e d&...
Foto ilustruese SHBA - Ndërsa afrohet “Dita e Çlirimit” e 2 Prillit të Donald Trump për shpalljen e tarifave &l...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Shërbimi prsidencial Volodymyr Zelensky-t ka deklaruar se familja e tij ka të ardhura prej rreth 337,000 euro vi...
Marine Le Pen FRANCË- Një gjykatë franceze ka shpallur fajtore lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për përvet&e...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ironizoi disa protestues gjatë një takimi që ai zhvilloi në shtetin Uiskonsin në SHBA. Sipas mediav...