6 Korrik 2022, 12:32
Nga d.a.
Jordi Sole
BRUKSEL- Eurodeputeti katalanas Jordi Sole, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe legale.
Sole u shpreh se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me shtetformimin.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, legale dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”,-tha ai.
Më tej eurodeputeti katalanas tha se pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është veprim egoist dhe e dobëson BE-në.
“Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian” , përfundoi Sole.
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian ditën e sotme pritet të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Gjatë debatit, sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që të liberalizohen vizat dhe të ketë përparim në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
jordi sole parlamenti europian diskuton rezoluten per kosoven
Bota
6 Korrik 2022, 12:22
d.a.
Lukas Mandl
BRUKSEL- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili njohet si mbështetës i Kosovës sa i përket rrugës së procesit...
Bota
6 Korrik 2022, 10:57
F.M
PE
KOSOVË- Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të mërkurën do të votohen raportet për Kosovën, Ser...
Bota
6 Korrik 2022, 10:40
e.k
Steve Jobs
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lar...
Bota
6 Korrik 2022, 09:57
e.k
Olaf Scholoz
GJERMANI- Jo vetëm kryeministri, Edi Rama, edhe kancelari Olaf Scholz, u sulmua masivisht javën e kaluar nga opinioni për nj&eu...
Bota
6 Korrik 2022, 09:31
A.B
Policia greke
GREQI- Dy krime kanë tronditur mëngjesin e sotëm shtetit fqinj. Në Selanik, është gjetur trupi i pajetë i ...
Bota
6 Korrik 2022, 09:32
e.k
Leje qëndrimi gjermane
GJERMANI- Kabineti qeveritar gjerman vendos të mërkurën për ligjin e "shansit për të drejtë ...
Bota
6 Korrik 2022, 09:17
A.B
Rocco Morabito
ITALI- Bosi 56-vjeçar i 'Ndrangheta Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët ndërkombë...
Bota
6 Korrik 2022, 09:19
e.k
Autori i masakres
SHBA- I riu që u akuzua se hapi zjarr në paradën e 4 korrikut pranë Çikagos është akuzuar p&eu...
Bota
6 Korrik 2022, 08:27
A.B
Protesta ne Shkup
SHKUP- Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u përfshi nga protesta të dhunshme deri në orët e vona t&e...
Bota
6 Korrik 2022, 08:18
A.B
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara si trupat ukrainase dhe ato ruse kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkomb...