LIVE UPDATES
Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?

Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj herë më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin në raundin e dytë.

4 Maj 2024, 10:18 Nga N.F
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut: Për
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Maqedoni e Veriut: Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit më 8 maj. 

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë? Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t'i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. "Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për pushtetin”, thekson Aleksandar Nikolloski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidati për president nga rradhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka thënë se ai nuk do t'i kërkojë votat e kandidatëve të tjerë. "Nuk mendoj që t'u drejtohem subjekteve të tjera politike, sidomos atyre që kishin kandidatë, të cilët nuk kaluan në raundin e dytë. Unë nuk e parapëlqej këtë matematikë dhe këtë mënyrë të shpërndarjes prej teje tek unë”, është shprehur Pendarovski.

Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj herë më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin në raundin e dytë.

Kanë filluar përllogaritjet se kush do të jetë në qeverinë e re

Sa i përket fushatës për zgjedhjet parlamentare, partitë politike tri ditë para përfundimit të fushatës janë fokusuar se kush do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Bilall Kasami nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN vlerëson, se ky koalicion ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë prandaj dhe duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme.

"Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve me qëllim të ndaljes së ekzodit të rinisë dhe qytetarëve drejt perëndimit”, ka thënë Bilall Kasami nga  VLEN.

BDI vlerëson se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në qeveri

Bujar Osmani nga Fronti Evropian është i mendimit se gjatë formimit të një qeverie duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e Badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.

"Fronti Evropian përpos që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, ky koalicion do të sigurojë edhe dy kushtet elementare për formimin e qeverisë së ardhëshme, shumicën prej 61 deputetësh dhe shumicën e Badenterit”, ka deklaruar Bujar osmani nga BDI.

VMRO-DPMNE: Koalicionin qeveritar do ta formojmë me VLEN-in

VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten si fituese të këtyre zgjedhjeve, madje ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Sipas tij, qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.

"Për VMRO-DPMNE-në qëndrimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që BDI i dërgon çdo ditë për koalicion me VMRO-DPMNE-në. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Mickoski.

Në Maqedoninë e Veriutderi në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Gir: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për parlamentaret të kalojë qetë dhe në atmosferë demokratike. "Misioni i OSBE/ODIHR-it e publikoi raportin për raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kaluan kryesisht qetë dhe në atmosferë demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe fushata për zgjedhjet parlamentare do të jetë pozitive, çka do të mundësojë që i gjithë procesi të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive”, ka deklaruar Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Të mërkurën me 8 maj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale dhe njëherazi edhe për zgjedhjet parlamentare.

Marrë nga DW

maqedoni e veriut zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet