LIVE UPDATES
Bota

"Reagim ndaj agresionit rus"/ Brigada e re e tankeve 45 vendoset në Lituani, 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

Ushtria gjermane ka dislokuar në Lituani brigadën e re të tankeve 45. Kancelari Friedrich Merz do të marrë pjesë në ceremoninë e apelit në Vilna.

22 Maj 2025, 08:50 Nga r.ll
"Reagim ndaj agresionit rus"/ Brigada e re e tankeve 45 vendoset
foto ilustruese

LITUANI- Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.

Ushtria gjermane deri më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qendrojë përherë atje – një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.

"Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s", theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është "një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm".

Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis eksklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive.

Kazerma dhe rrugë të reja

Që nga vera 2023 ministri Pistorius po çon përpara formësimin e brigadës. Deri tani në bazën e dislokimit janë shtabi i brigadës si dhe njësitë e para të ndihmës. Deri në fund të vitit do të jenë vendosur gjithsej 500 ushtaret dhe ushtarët gjerman.

Ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin e infrastrukturës. Në sheshin e stërvitjes së trupës Rudninkai, baza qëndrore e brigadës, po ndërtohen kazermat, rrugë të reja dhe po zgjatet një segment hekurudhor. Kjo zonë ndodhet në juglindje të Lituanisë, rreth 30 km nga kufiri me Bjellorusinë. Në qytetet Vilna dhe Kaunas po krijohen shkolla e kopshte për familjet e ushtarakëve nga Gjermania.

Dislokimi i brigadës në tërësi do të përfundojë deri në fund të vitit 2027, e kjo për të dy vendet është jo vetëm një sfidë logjistike, por edhe financiare. Lituania e ka rritur buxhetin e saj për mbrojtjen. Edhe qeveria e re e Gjermanisë nën kancelarin kristiandemokrat Friedrich Merz nuk do të kursejë në shpenzimet për mbrojtjen.

Shtrohet pyetja për personelin, që faktikisht i mungon Bundeswehr-it. Kërkimi i gjithsej 4800 ushtareve dhe ushtarëve si dhe i 200 të punësuarve civilë, që vullnetarisht transferohen për disa vite në Lituani, mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.

Ministri Mbrojtjes për këtë ka bërë parapërgatitje: Për ta bërë sa më tërheqës shërbimin në krahun lindor të NATO-s dhe për Bundeswehr-in në përgjithësi, ai u angazhua për një ligj, që u miratua në fillim të vitit në Bundestag. I ashtuquajturi "Neni ligjor pikë-kthesë" parashikon suplement të lartë rroge dhe kushte më të mira për angazhimet në shërbimet në vend dhe jashtë vendit.

Shkolla gjermane dhe zyra postare në terren

Bundeswehr-i është në Lituani që nga viti 2017. Gjermania ka pasur atje drejtimin e njësisë shumëkombëshe Buttlergroup të NATO-s, e cila që nga prilli u vu nën drejtimin e brigadës së re të tankeve.

Bazë ligjore për dislokimin e përhershëm të brigadës është një marrëveshje qeveritare, që nënshkruan Gjermania dhe Lituania në shtator 2024. Në këtë mënyrë duhet që "të krijohen kushtet më të mira të mundshme për ushtarët dhe familjet e tyre", sikurse thekson pala lituaneze.

Kjo përfshin të drejtën e Bundeswehr-it për të përdorur pa qira objektet lituaneze, sipas nevojave të veta të depozitojë atje armë dhe municion si dhe të operojë me zyrat postare në terren. Po ashtu lejohet të hapen kopshte dhe shkolla në gjuhën gjermane sipas planeve mësimore gjermane, që njihen në Lituani./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj