Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë.
BRUKSEL- Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli për Hungarinë e Orbanit.
Në një letër urgjente, të nënshkruar bashkërisht nga përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, të vënë në dispozicion të ARD-Studio në Bruksel, europarlamentarët kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë. Sanksionet e mëparshme, siç deklarojnë ata, nuk kanë sjellë rezultate.
Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë. Deputetët kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër duan që më në fund t'ia mbyllin rubinetin qeverisë së Viktor Orbánit, thotë Moritz Körner, i cili vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP).
"Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së”, tha ai.
Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund thotë, se kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe rrjedhimisht të taksapaguesve evropianë, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.
"Sulme javë pas jave"
Freund e nisi këtë letër dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të sundimit të ligjit në Parlamentin Evropian. Për shkak të korrupsionit të përhapur në Hungari dhe mungesës së një gjyqësori të pavarur, miliarda euro fonde që supozohej të transferoheshin në Hungari nga Brukseli janë ngrirë vitet e fundit.
"Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar", thotë Freund. Përkundrazi, siç thotë ai, "sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave. Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund".
Masa të rrepta kundër pakicave dhe OJQ-ve
I inkurajuar nga mbështetja e presidentit të SHBA-së Trump, Orban po ndërmerr veprime gjithnjë e më të rrepta kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare. Kështu, në mesin e marsit, qeveria e tij miratoi një ligj që kufizon në mënyrë drastike lirinë e tubimit dhe ndalon "Paradën e krenarisë" të planifikuar të mbahet në qershor, në të cilën pjesëmarrësit, ndër të tjera, angazhohen për respektimin e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.
Disa ditë më parë – më 13 maj – qeveria hungareze shtrëngoi më tej masat kundër organizatave joqeveritare, të cilat i konsideron një kërcënim për sovranitetin e vendit. Kjo i ka mundësuar qeverisë së Viktor Orbanit që të fusë në listën e zezë organizatat joqeveritare, t'i sanksionojë ato nëse është e nevojshme dhe të kufizojë financimin e tyre./DW
foto nga inspektimet TURQI- Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Tu...
foto ilustruese Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore...
trump, rubio SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngus...
Pamje nga vendi i ngjarjes AUSTRALI- Shira të rrëmbyeshëm goditën Australinë lindore duke shkaktuar përmbytje&...
foto ilustruese SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje m...
Kretë KRETË- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 0...
SHBA- Një moment tensioni shpërtheu gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, kur një...
Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit,...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Izraeli ka një plan "shumë të organizuar" për të arritur qëllimet e tij të luftës n...
Foto ilustruese HOLANDË- Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë në Holandë. Një oficer policie ishte midis...