LIVE UPDATES
Bota

Reagime ndaj raporteve për përfshirje të presidentit të Afrikës së Jugut në korrupsion

Kongresi Kombëtar Afrikan, partia e Nelson Mandelës mund të ketë sjellë lirinë në Afrikën e Jugut, por ajo është dëmtuar nga akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të partisë.

6 Dhjetor 2022, 19:00 Nga d.a.
Reagime ndaj raporteve për përfshirje të presidentit të
Cyril Ramaphosa

AFRIKA E JUGUT- Cyril Ramaphosa nuk është presidenti i parë i Afrikës së Jugut ose udhëheqësi i parë i partisë në pushtet, Kongresit Kombëtar Afrikan, që përballet me akuza për korrupsion. Akuzat nuk kanë befasuar shumicën e banorëve të Afrikës së Jugut. Ato po ndikojnë në popullaritetin e Kongresit Kombëtar Afrikan.

Kongresi Kombëtar Afrikan, partia e Nelson Mandelës mund të ketë sjellë lirinë në Afrikën e Jugut, por ajo është dëmtuar nga akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të partisë.

Një raport nga një komision i pavarur, i publikuar të hënën, zbuloi se Presidenti Cyril Ramaphosa mund të ketë shkelur ligjin dhe betimin që kishte bërë pas marrjes së detyrës.

Raporti i komisionit thotë se sasi të mëdha valutash të huaja të fermës private të zotit Ramaphosa u vodhën në vitin 2020 dhe se ai nuk i raportoi paratë që mungonin.

Zoti Ramaphosa i ka mohuar pretendimet për shkelje dhe nuk është akuzuar për asnjë krim. Në rrugët e Johanesburgut, afrikano-jugorët reaguan mbi krizën e fundit të partisë.

“Jam i zhgënjyer nga Kongresi Kombëtar Afrikan. Nuk kam më aspak besim në këtë parti. Ata nuk bëjnë shumë për ne. Ata kujdesen për veten dhe familjet e tyre”, thotë Gareth Mukhudi, banor i Johanesburgut.

“Kisha shumë shpresë kur ndodhi ndryshimi fillestar, kur Kongresi Kombëtar Afrikan erdhi në pushtet. Ka qenë thjesht një zhgënjim sistematik gjatë dekadave të pushtetit dhe udhëheqjes së tyre”, thotë Patrick Tandy, një banor tjetër i Johanesburgut.

"Kemi vërtet nevojë për ndryshim. Duhet të shohim kalimin e të gjitha përgjegjësive sociale në duart e njerëzve", thotë Sihau Nxongo, banore e Johanesburgut.

Pavarësisht zhgënjimit të shkaktuar nga një skandal tjetër, ekspertët thonë se Kongresi Kombëtar Afrikan përballet me zgjedhje të vështira mbi të ardhmen e zotit Ramaphosa brenda partisë.

“Të gjitha sondazhet për të cilat jam në dijeni, tregojnë se nëse zoti Ramaphosa largohet nga Kongresi Kombëtar Afrikan, niveli i mbështetjes bie nga pesë deri në dhjetë për qind, ndoshta edhe pak më shumë, gjë që e lë partinë diku midis 35 dhe 45 për qind mbështetje në nivel kombëtar. Pra, nëse do të kishte zgjedhje tani, partia nuk do të merrte shumicën e nevojshme për të qeverisur”, thotë Roland Henwood, ekspert i Shkencave Politike.

Analistët thonë se partia ka parë një rënie të mbështetjes për shkak të dështimit të saj për të ofruar shërbime bazë si furnizimi me ujë të pastër dhe energji elektrike.

Ish-presidenti Jacob Zuma gjithashtu u godit nga akuzat për korrupsion gjatë mandatit të tij, ndërsa infrastruktura e vendit ishte në rënie. Një hetim mbi korrupsionin shtetëror zbuloi se gjatë mandatit të ish-presidentit Zuma, njësitë shtetërore kundër korrupsionit u shpërbënë dhe zbatimi i ligjit u dobësua.

Zoti Ramaphosa bëri fushatë për luftimin e korrupsionit dhe ndonëse ishte një rrugëtim i gjatë, organizata kundër korrupsionit, “Corruption Watch”, thotë se presidenti Ramaphosa ka bërë përmirësime.

“Para ardhjes së Presidentit Ramaphosa në pushtet, shoqëria civile nuk kishte shumë hapësirë në debatin publik. Na injoronin, nuk na besonin dhe nuk kishte asnjë marrëdhënie të vërtetë pune. Ndërsa tani, unë mendoj se ka një marrëdhënie mjaft të mirë, sepse qeveria e drejtuar nga Kongresi Kombëtar Afrikan nën udhëheqjen e presidentit Ramaphosa ka ndjekur një qasje më të gjërë, duke kërkuar që në luftën korrupsionit të përfshihet e tërë shoqëria, jo vetëm qeveria dhe forcat e zbatimit të ligjit", thotë Kavish Pillay nga organizata “Corruption Watch”.

Presidenti Ramaphosa thotë se do ta sfidojë raportin disiplinor. Analistët politikë thonë se ai është një kandidat i fortë për kreun e partisë në konferencën e ardhshme të Kongresit Kombëtar Afrikan që do të fillojë më 16 dhjetor./VOA/

cyril ramaphosa nelson mandela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet