LIVE UPDATES
Bota

Rebelët Houthi godasin me raketë një luftanije amerikane në Detin e Kuq

Houthit, një grup rebelësh që janë mbështetjen e Iranit, kanë marrë nën kontroll kryeqytetin jemenas më 2014. Ky grup nuk e pranoi menjëherë përgjegjësinë e sulmit.

15 Janar 2024, 08:36 Nga r.ll
Rebelët Houthi godasin me raketë një luftanije amerikane në
foto ilustruese

DETI I KUQ- Rebelët jemenas Houthi kanë gjuajtur një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq, por avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur të shkatërrojnë raketën, thanë zyrtarët.

Sulmi i 14 janarit është i pari që SHBA-ja ka pranuar që është kryer nga rebelët Huthi që kur Uashingtoni dhe aleatët e tij, të premten, më 12 janar, kryen sulme ndaj tyre për shkak të sulmeve në Detin e Kuq.

Houthit po kryejnë sulme në një korridor të rëndësishëm përmes së cilës kalojnë dërgesa të rëndësishme në Kanalin e Suezit për në Evropë. Rebelët jemenas kanë thënë se sulmet po kryen për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – duke rritur kërcënimin se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.

Houthit, një grup rebelësh që janë mbështetjen e Iranit, kanë marrë nën kontroll kryeqytetin jemenas më 2014. Ky grup nuk e pranoi menjëherë përgjegjësinë e sulmit.

Është e paqartë nëse SHBA-ja do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të fundit, edhe pse presidenti Joe Biden, ka thënë se ai, “nëse është e nevojshme, nuk do të hezitoj të urdhëroj masa të tjera për të mbrojtur popullin tonë dhe për të çliruar kalimin e tregtisë ndërkombëtare”.

Raketa e lëshuara nga Houthit të dielën u nis drejt luftanijes USS Laboon, që operon në jug të Detit të Kuq, tha përmes një deklarate Qendra Komanduese e Ushtrisë amerikane.

Raketa u gjuajt nga Hodeida, një qytet-port në Detin e Kuq që është nën kontrollin e rebelëve jemenas, tha SHBA-ja.

“Raketa lundruese u lëshua drejt USS Laboon nga zonat në Jemen që mbahen nga militantët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani”, tha Qendra Komanduese. “Nuk raportohet për lëndime të personelit apo dëme materiale”.

Të premten, në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja u sulmuan 28 lokacione dhe mbi 60 caqe nga raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë, luftanijet dhe nëndetëset. Sulmet goditën depo të armëve, radarë dhe qendra komanduese, sipas SHBA-së.

Rebelët ende nuk kanë pranuar dëmin e shkaktuar nga sulmet, por kanë thënë se pesë nga trupat e tyre janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Forcat amerikane kryen, po ashtu, sulme ajrore të shtunën ndaj radarëve të rebelëve Huthi.

Javën e kaluar, Marina amerikane paralajmëroi anijet që të shmangin zonat rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe Gjirit të Adenit, pas sulmeve fillestare të udhëhequra nga SHBA-ja.

Sulmet e rebelëve në Detin e Kuq kanë nisur në nëntor, dhe sipas Huthive ato synojnë të ndalin ofensivën e Izraelit në Gazë. Por, rebelët jemenas shpesh kanë sulmuar anije që nuk kanë lidhje me Izraelin, duke penguar transportin detar në një rrugë kyçe të tregtisë globale./REL

tensione ne detin e kuq rebelët houthi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet