LIVE UPDATES
Bota

Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, si pritet të vazhdojë plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Sipas tyre, konsultimet e nivelit më të lartë politik për të njëjtin po vazhdojnë, por Serbia mund të adresojë kushte për shkak të gjendjes në veri.

13 Nëntor 2022, 11:17 Nga I.A
Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, si pritet të vazhdojë plani
Pamje nga takimi i Kurtit dhe Vuçiç

KOSOVË- Pavarësisht deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se refuzojnë planin franko-gjerman dhe braktisjes së institucioneve të Kosovës nga serbët në veri, njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, vlerësojnë se plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Sipas tyre, konsultimet e nivelit më të lartë politik për të njëjtin po vazhdojnë, por Serbia mund të adresojë kushte për shkak të gjendjes në veri. Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress, se në fazën aktuale, plani franko-gjerman për dialogun është opsion real për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Konsultimet e nivelit më të lartë politik në kuadër të dialogut po vazhdojnë. Plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Është bërë mirë që Kosova nuk nxitojë për të kthyer përgjigje në publik, por i ka deponuar mendimet e saja tek Gjermania dhe Franca. Ende nuk dina se çka përmban ai plan, por me aq sa kemi kuptuar përmes mediave dhe burimeve të ndryshme, për këtë fazën që jemi tani mund të vlerësohet si një opsion real për të kaluar një problem që e kemi në vazhdim e sipër, duke pasur parasysh edhe rrethanat gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë”, deklaron Raci.

Më skeptik për planin franko-gjerman është njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi. Ai tha se plani franko-gjerman është ende valid, mirëpo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe braktisjes së institucioneve nga serbët, i njëjti është vendosur në plan të dytë.

“Shiko sa naiv dalim në politikën e jashtme, ne merremi me targa dhe implementim të vendimit, kur nuk e kemi edhe komunitetit serb në asnjë institucion. Ne asnjëherë s’po flasim për çështje strategjike se si t’i qasemi planit franko-gjerman, po flasim tërë kohën për targa dhe si të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Kjo është një autogol i Qeverisë së Kosovës, pavarësisht si ata po mundohen të argumentojnë të drejtën ligjore. Plani gjermano-francez duhet të ketë një koordinim mes gjithë spektrit shqiptar që të jepet një përgjigje e qartë…Nëse pala kosovare ka pranuar planin, por njëjtën kohë ka marrë këtë vendim (për targa), diçka nuk po përputhet në këtë mesë. Nëse ne kemi pranuar planin, ne jemi pala fituese, por pala fituese nuk bënë probleme për me zbeh problemin…Plani nuk bie, por tashmë pala serbe ka kushte, Serbia thotë se njëherë duhet të plotësohen kushtet sepse gjendja në teren është e rrezikshme dhe t’i nuk mund të flasësh për planin derisa nuk e zgjidh çështjen në teren”, thotë ai.

Madje, Arifi shprehet kritik ndaj ekzekutivit që nuk e ka shtyrë me kohë vendimin për targat, pasi tani vlerëson se kërkesat e ShBA-së janë eksplicite.

“Tashmë jemi para aktit të kryer, kemi dy kërkesa nga komuniteti serb, po ashtu të njëjtat vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Po e shohim se ShBA-ja në mënyrë eksplicite po kërkon shfuqizimin e vendit, kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin sa më shpejt të formimit të Asociacionit”, shton Arifi.

Krerët institucional në Kosovë janë shprehur në favor të planit franko-gjerman për dialogun.

dialogu kosove-serbi marreveshja franko-gjermane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet