Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithnjë e më shumë kompani po i mbështesin festimet për ceremoninë e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, me donacione në miliona.
SHBA- Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-së, e cila tradicionalisht zhvillohet më 20 janar, është një ngjarje e madhe mediatike që mbështetet gjithnjë e më shumë nga kompanitë private.
Lista e donatorëve për ceremoninë e Donald Trump-it po bëhet gjithnjë e më e gjatë: Kompania ajrore Delta Air Lines, koncerni automobilistik Stellantis dhe dega amerikane e prodhuesit koreanojugor të makinave Hyundai dhuruan së fundimi nga një milion dollarë. Kjo shumë është bërë tani e zakonshme.
Shumica e kompanive që mbështesin ceremoninë si Boeing, General Motors, Ford, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Meta kanë dhuruar gjithashtu nga një milionë dollarë. Para dhuruan edhe individë si drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe ai i OpenAI, Sam Altman.
Frikë nga rregullat e reja
Përveç kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat duhet të kenë gjithmonë frikë nga rregulloret strikte, që mund t'u kufizojnë fuqinë e tyre në treg, në listën e donatorëve është veçanërisht e përfaqësuar industria e automobilëve. Hyundai tha se e përshëndet "mundësinë për të punuar me administratën e re për politikat që mbështesin prodhimin amerikan, mbrojnë zinxhirët e furnizimit dhe inkurajojnë inovacionin". Ekspertët theksojnë se ndryshimet e mundshme në politikën tregtare, si dhe rregulloret për automjetet elektrike dhe emetimet e automjeteve që mund të ndërmarrë administrata e re e Trumpit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj industrisë.
Rekord i ri i dhurimesh
Në përgjithësi për të ashtuquajturën ceremoni të "Inaugurimit" për presidentin Trump, e cila zhvillohet në Uashington, priten donacione rekord. Fjala është për më shumë se 170 milionë dollarë. Trump mban edhe rekordin e mëparshëm: për inaugurimin e tij të parë në vitin 2017, biznesmeni mblodhi 106.7 milionë dollarë.
Presidenti në largim, Joe Biden, mblodhi për ceremoninë e "ingaurimit" vitin në 2021 një shumë prej 61.8 milionë dollarë. Ndër fimrmat që dhuruan para për Bidenin ishin Pfizer, AT&T dhe Boeing. Kurse për ish-presidentin Barack Obama u dhuruan rreth 50 milionë dollarë në vitet 2009 dhe 2013./DW
Foto ilustruese SIRI- Mjetet e pashpërthyera në Siri vranë dhe plagosën 116 fëmijë gjatë muajt dhjetor. Kjo situatë...
Foto ilustruese ANGLI- Peshqirët që përdorim për të tharë trupin tonë përdoren shumë dhe mbledhin shumë m...
foto ilustruese PEKIN- Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan...
donald trump SHBA- Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të r&eum...
Foto ilustruese FRANCË- Kërkesa për kokainë nuk ka qenë kurrë më e lartë në Francë: 1.1 milion njerë...
yoon suk yeol SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është arrestuar, gjashtë javë pas përpjekjes së tij...
Foto ilustruese TANZANI- Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH njoftoi dje se një epidemi e mundshme e virusit "Marburg" ka...
SHBA SHBA- Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martë...
Pete Hegseth SHBA- Pete Hegseth, njeriu që Presidenti i ardhshëm Donald Trump ka përzgjedhur për postin e Sekretarit të Mbrojtjes,...
Andrey Kuznechyk BJELLORUSI- Televizioni shtetëror bjellorus, ONT, ka njoftuar për një film të ri propagandues me gazetarët e Radi...