Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vëllimi i eksporteve kineze u rrit fuqishëm në vitin 2024 dhe arriti vlerën prej 3.4 trilionë euro. Por konsumi i brendshëm mbetet i dobët. Në krizë është edhe tregu kinez i imobilieve.
PEKIN- Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një vëllim total prej rreth 3.4 trilionë euro, që do të thotë se Kina vendosi një rekord të ri për eksportet e mallrave vitin e kaluar. Sipas shifrave zyrtare, eksportet u rritën me 5.9 për qind në 12 muajt e fundit (krahasuar me vitin 2023), ndërsa rritja më e madhe ka qenë nga fundi i vitit.
Sa i përket importeve, edhe ato janë rritur në vitin 2024 – me 1.1% krahasuar me një vit më parë. Fakti që vëllimi i eksporteve u rrit ndjeshëm në dhjetor të vitit të kaluar tregon se tregtia e jashtme kineze është aktualisht një nga shtyllat e pakta mbi të cilat mund të mbështetet ekonomia kombëtare e Kinës.
Problemet ekonomike në Lindjen e Largët
Në sektorë të tjerë, gjërat nuk po zhvillohen aq mirë. Që nga fundi i pandemisë së virusit korona, ekonomia e Kinës po rimëkëmbet ngadalë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët, ka pasiguri në lidhje me prodhimin industrial, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në krizë – pavarësisht një sërë masash ekonomike të miratuara nga qeveria kineze gjatë vjeshtës së vitit 2024.
Instituti Kombëtar i Statistikave pritet të nxjerrë të dhënat përfundimtare për vitin 2024 në lidhje me rritjen ekonomike në fund të kësaj jave. Në mars të vitit të kaluar, udhëheqja e partisë dhe e shtetit vendosën një objektiv të rritjes së PBB-së prej rreth pesë për qind për vitin 2024.
Çfarë parashikon Banka Botërore?
Kreu i shtetit dhe partisë Xi Jinping la të kuptohet në mesazhin e tij të Vitit të Ri se ky qëllim mund të arrihet. Në dhjetor, Banka Botërore rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë në 4.9 për qind të PBB-së. Por në vitin 2025 do të ketë edhe sfida të reja, sepse më 20 Janar vjen në pushtet presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e doganave për produktet kineze. Ndërsa rritja e vëllimit ekonomik është me rëndësi edhe për Gjermaninë, sepse shumë kompani gjermane janë të ndërlidhura me tregun kinez./DW
donald trump SHBA- Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të r&eum...
Foto ilustruese FRANCË- Kërkesa për kokainë nuk ka qenë kurrë më e lartë në Francë: 1.1 milion njerë...
yoon suk yeol SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është arrestuar, gjashtë javë pas përpjekjes së tij...
Foto ilustruese TANZANI- Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH njoftoi dje se një epidemi e mundshme e virusit "Marburg" ka...
SHBA SHBA- Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martë...
Pete Hegseth SHBA- Pete Hegseth, njeriu që Presidenti i ardhshëm Donald Trump ka përzgjedhur për postin e Sekretarit të Mbrojtjes,...
Andrey Kuznechyk BJELLORUSI- Televizioni shtetëror bjellorus, ONT, ka njoftuar për një film të ri propagandues me gazetarët e Radi...
ZVICRA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të marrë pjesë virtualisht në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Bot&...
foto ilustruese RUSI- Ukraina ka goditur disa objektiva brenda Rusisë, në atë që ajo pretendon se është sulmi më i madh ...
foto ilustruese UKRAINË- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një vizitë në Kiev të martën në shenj&eum...