LIVE UPDATES
Bota

REL dhe CPJ kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetares së arrestuar në Rusi

Kurmasheva u arrestua më 18 tetor dhe u akuzua se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj, një akuzë për të cilën mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

19 Tetor 2023, 09:06 Nga a.l
REL dhe CPJ kërkojnë lirimin e menjëhershëm të
Alsu Kurmasheva

Radio Evropa e Lirë dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva, e cila është arrestuar në Kazan të Rusisë, në pritje të kthimit të pasaportave të saj.

Kurmasheva u arrestua më 18 tetor dhe u akuzua se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj, një akuzë për të cilën mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Kurmasheva është gazetare e Shërbimit Tatar-Bashkir në selinë e REL-it në Pragë, e cila ka dy shtetësi, amerikane dhe ruse. Ajo kishte udhëtuar në Rusi për një emergjencë familjare në muajin maj.

Ajo ishte ndaluar përkohësisht teksa po priste avionin në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor. Autoritetet ia konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse dhe që atëherë nuk ka mundur që të largohet nga Rusia.

Autoritetet fillimisht e gjobitën për dështim të regjistrimit tek autoritetet të pasaportave të saj amerikane dhe ruse. Kurmasheva ishte duke pritur që autoritetet t’ia kthenin pasaportat, por më 18 tetor ndaj saj u ngrit akuza e re.

“Alsu është një kolege e respektuar, një grua e përkushtuar dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve”, tha ushtruesi i detyrës së presidentit të REL-it, Jeffrey Gedmin.

“Ajo duhet të lirohet në mënyrë që të kthehet menjëherë te familja e saj", shtoi ai.

Kurmasheva jeton në Pragë të Republikës Çeke, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) e ka cilësuar akuzën ndaj Kurmashevës si “të paligjshme” dhe u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që ta lirojnë menjëherë atë.

“CPJ është thellësisht i shqetësuar me arrestimin e gazetares amerikane-ruse, Alsu Kurmasheva, nën akuza të paligjshme dhe i bën thirrje autoriteteve ruse që ta lirojnë menjëherë atë”, tha Gulnoza Said, koordinatore për programin në Evropë dhe Azi Qendrore të CPJ-së.

Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ligjet e ashtuquajtura për agjentë të huaj për të shënjestruar kritikët e politikave qeveritare. Po ashtu, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, Moska ka shpeshtuar mbylljen e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave.

Sipas ligjeve ruse, autoritetet mund t’i cilësojnë organizatat jofitimprurëse si “agjentë të huaj” nëse pranojnë fonde nga jashtë dhe janë të angazhuara në aktivitete politike.

Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që po mbahet në Rusi, pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua në mars të këtij viti nën akuza për spiunazh./ REL

alsu kurmasheva

Sondazh

Poll
Bota 19 Tetor 2023, 08:32 a.l

19 tetori, Dita e Nënë Terezës

Nënë Tereza Plot njëzet vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gj...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit