19 Tetor 2023, 07:37
Nga DOSJA
Forcat e koalicionit në Irak pësuan dëmtime të lehta pas një serie sulmesh me dronë gjatë 24 orëve të fundit kundër bazave amerikane, mes shtimit të tensioneve rajonale pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza.
Dy dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, të përdorur nga forcat amerikane, dhe një dron goditi një bazë në Irakun verior, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për sulmet.
Forcat amerikane i gjurmuan të tre sulmet me dronë, duke shkatërruar dy prej dronëve dhe dëmtuar të tretin, i cili shkaktoi dëmtime të lehta mes forcave të koalicionit në bazën perëndimore, sipas një deklarate të ushtrisë amerikane.
“Në këto momente alarmate, po vëzhgojmë me vigjilencë situatën në Irak dhe rajon. Forcat amerikane do të mbrojnë forcat e koalicionit kundër çdo kërcënimi”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate.
Grupe të armatosura të mbështetura nga Irani kanë kërcënuar se do të sulmojnë objektet amerikane në Irak për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.
Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për dy sulmet dhe duke paralajmëruar më shumë operacione kundër pushtimit amerikan, siç u shpreh ajo.
Bota
18 Tetor 2023, 22:19
I.A
Gaza
GAZA- Rripi i Gazës, i dërrmuar nga bombardimet e pareshtura izraelite qëkur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm n&...
Bota
18 Tetor 2023, 21:35
f.i
Joe Biden
IZRAEL- Presidenti Joe Biden njoftoi nga Izraeli se SHBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare p...
Bota
18 Tetor 2023, 21:28
f.i
Jim Jordan
SHBA- Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur kryetar i Dhomë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:55
f.i
Emmanuel Macron
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën në Tiranë në Presidentit francez, E...
Bota
18 Tetor 2023, 20:49
f.i
pamje nga protesta
LIBAN-Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:31
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, paralajmë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:30
I.A
Spital
KOSOVË- Infermierët, mamitë, farmacistët dhe kirurgët veterinarë, të cilët punojnë në Kosovë,...
Bota
18 Tetor 2023, 19:53
f.i
Antonio Guterres
IZRAEL- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant ...
Bota
18 Tetor 2023, 19:49
I.A
Joe Biden
SHBA- Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e Presidentit Biden në Tel Aviv synon parandalimin e zgjerimit të konfliktit...
Bota
18 Tetor 2023, 19:40
f.i
foto ilustruese
IZRAEL-Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza përshkruan ske...