All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Jim Jordan dështon sërish të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Për të dytën ditë me radhë ligjvënësi Jim Jordan, që ka marrë mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, nuk arriti të sigurojë 217 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar, pasi 22 republikanë dhe të 212 demokratët, votuan kundër tij. Por edhe pas këtij dështimi Jordan tha se nuk ka në plan të tërhiqet.

18 Tetor 2023, 21:28 Nga f.i
Jim Jordan dështon sërish të zgjidhet kryetar i Dhomës
Jim Jordan
All - Paragraf - 1

SHBA- Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas një raundi të dytë votimi që u mbajt të mërkurën, duke dështuar të bindë kundërshtarët e tij brenda grupit republikan, që ta mbështesin atë. Nëse do të zgjidhej, zoti Jordan do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-kryetarin Kevin McCarthy, i cili u shkarkuar nga kjo pozitë, nga vetë republikanët.

Për të dytën ditë me radhë ligjvënësi Jim Jordan, që ka marrë mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, nuk arriti të sigurojë 217 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar, pasi 22 republikanë dhe të 212 demokratët, votuan kundër tij. Por edhe pas këtij dështimi Jordan tha se nuk ka në plan të tërhiqet.

Ai është zotuar të qëndrojë në garën për kryetar pavarësisht se raundi i dytë dëshmoi një rënie në mbështetje. Të martën 20 republikanë votuan kundër tij, ndërsa të mërkurën 22 nuk i dhanë atij mbështetje. Zoti Jordan tha se do të takohej me secilin prej ligjvënësve individualisht dhe se nuk e dinte se kur do të kërkonte që të mbahej një raund i tretë votimi. Ditën e mërkurë atij i nevojiteshin 18 vota për t'u bërë kryetar i Dhomës.

Dhoma e Përfaqësuesve është futur tashmë në ditën e 16-të të saj pa një udhëheqës, duke pezulluar punën e Kongresit, e duke paralizuar përgjigjen ndaj shqetësimeve që lidhen me konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, ose për të ndërmarrë veprime për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë për shkak të përplasjeve lidhur me buxhetin. Totali i votave të ligjvënësit Jim Jordan prej 199 të tilla, ishte më pak se 200 vota republikanësh që ai siguroi të martën, në votimin e parë. Kjo shifër është edhe më e vogël sesa arriti të sigurojë Kevin McCarthy, në cilindo nga 15 raundet e votimit, që çuan tek zgjedhja e tij si kryetar i Dhomës.

Edhe pse zoti Jordan thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në garë republikanë të tjerë kanë thanë se ka ardhur koha për të shqyrtuar një opsion tjetër, që do t'i jepte fuqi më të madhe ligjvënësit Patrick McHenry, i cili mban përkohësisht detyrën e kryetarit.

"Unë nuk shoh që rezultati të ndryshojë", u tha gazetarëve ligjvënësi Mike Lawler. "Ne duhet të fuqizojmë Patrick McHenry-n, që të shërbejë si kryetar i përkohshëm, në mënyrë që të mund të bëjmë punën për të cilën jemi ngarkuar nga populli amerikan". Kjo ide është hedhur si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët, si dhe nga dy ish-kryetarë republikanë të Dhomës, Newt Gingrich dhe John Boehner.

Sipas një propozimi të paraqitur nga ligjvënësi Mike Kelly, zoti McHenry do të emërohej si kryetar deri më 17 nëntor ose derisa të zgjidhej një kryetar i përhershëm. Një propozim i tillë mund t'i japte kohë edhe më shumë zotit Jordan për të siguruar mbështetje që të zgjidhet në detyrën e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve./ VOA

dhoma e përfaqësuesve në shba jim jordan

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit