LIVE UPDATES
Bota

REL: Kthimi në shkolla në veri vihet në pikëpyetje

Institucionet përgjegjëse serbe për arsim nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me shqetësimet e prindërve për pasigurinë rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

15 Gusht 2023, 14:25 Nga k.m.
REL: Kthimi në shkolla në veri vihet në pikëpyetje
Foto ilustruese

Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të ulen në bankat shkollore ose do të ndjekin mësimet online. Ata e vlerësojnë situatën si “komplekse” dhe thanë për Radion Evropa e Lirë se ende janë në pritje të udhëzimeve nga autoritetet. Institucionet arsimore në komunitetin serb në Kosovë punojnë sipas sistemit të Serbisë. Mësimi në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u ndërpre në fund të majit, kur u rritën tensionet pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Institucionet përgjegjëse serbe për arsim nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me shqetësimet e prindërve për pasigurinë rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Cilat janë shqetësimet e prindërve?

Marina nga Leposaviqi ka një djalë që më 1 shtator duhet të fillojë klasën e parë. Ajo shpreh shqetësimin që në vend se djali i saj të shkojë në shkollë, ai do ta takojë mësuesen dhe shokët e tij përmes kompjuterit.

“Jam shumë e shqetësuar, nuk është aspak e qartë se si ai [djali i saj] do të mësojë materialet mësimore nga interneti. Vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Marina për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Marija nga Leposaviqi shpreson që fëmijët të nisin vitin e ri shkollor në shkolla.

“Unë kam tre fëmijë që shkojnë në shkollë, shumica e mësimit të tyre ka qenë online ose nuk kanë shkuar fare në shkollë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Edhe Dragani nga Mitrovica e Veriut nuk e përkrah idenë që fëmijët të mos shkojnë në shkollë nga 1 shtatori, por thekson se është i shqetësuar për praninë e madhe të policisë dhe për pasigurinë, sa i përket situatës së sigurisë.

“Sa i përket këndvështrimit të prindërve, askujt nuk i intereson se kur fëmijët e tyre duhet të shkojnë në shkollë”, thotë ai.

Maja nga Zveçani thekson se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, por vetëm nëse njësitë speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga veriu.

“Kam një fëmijë që do të nisë vitin e parë në gjimnaz, imagjinojeni ta nisë online. Unë kam tre fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund t’iu përkushtohem të gjithëve. Andaj mendoj se më së miri do të ishte që policia të tërhiqej dhe fëmijët të shkonin në shkollë”, thotë Maja për Radion Evropa e Lirë.

Pse është i pasigurt fillimi i vitit të ri shkollor?

Nisja e mësimit në shkollat në veri të Kosovës më 1 shtator është i pasigurt, pasi në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, institucionet arsimore janë të vendosura afër objekteve komunale, ku ndodhet edhe Policia e Kosovës. Përballë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it – misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – të cilët kujdesen për sigurinë në veri që nga fundi i muajit maj.

Serbët në veri të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale në prill, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Kryetarët e rinj nuk pranohen nga popullata lokale, të cilët prej fundit të majit po protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Tensionet u përshkallëzuan më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Në atë rast pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Një nga arsyet e protestave të përditshme është fakti se deri më tani në ato objekte kanë funksionuar komunat paralele serbe. Vetëm në Mitrovicë të Veriut ka një ndërtesë të posaçme komunale që funksionon në bazë të sistemit të Kosovës dhe për këtë arsye atje nuk ka pasur protesta. 

Praktikat e mëhershme të ndërprerjes së mësimit

Përveç në muajin maj, mësimi në komunat në veri të Kosovës ishte ndërprerë edhe më 12 dhjetor të vitit 2022 për shkak të “situatës së përkeqësuar të sigurisë”. Ndërprerja u bë pasi dy ditë më herët ishte arrestuar ish-polici serb i Kosovës, Dejan Pantiç.

Arrestimi i Pantiqit nxiti serbët të ngrinin barrikada në të cilat morën pjesë kryesisht punonjësit e institucioneve serbe, përfshirë edhe ata të arsimit. Nga barrikadat, profesorët mbajtën mësim online për gjimnazistët. Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në veri kanë marrë pjesë në protestat e fundit para komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ata, përmes performancave të ndryshme, kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve. REL-i i është drejtuar Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet arsimore në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kjo ministri u pyet se nga çfarë varet fillimi i vitit të ri shkollor në veri dhe pse prindërit ende nuk janë informuar.

As nga Ministria serbe e Arsimit e as departamenti për edukim për Kosovën në këtë institucion, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it./REL

kosove

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës