LIVE UPDATES
Bota

REL: Pagat në Kosovë, më pak se 140 euro rritje për një dekadë

Për punën që bën në një kompani private, para 8 vjetësh është paguar rreth 450 euro bruto, kurse sot merr rreth 550 euro.

2 Korrik 2023, 13:11 Nga I.A
REL: Pagat në Kosovë, më pak se 140 euro rritje për një
Foto Ilustruese

KOSOVË- Nga viti 2015, paga e Ridvan Berishës - punëtor në sektorin e ndërtimit në Kosovë - është rritur jo më shumë se 100 euro. Për punën që bën në një kompani private, para 8 vjetësh është paguar rreth 450 euro bruto, kurse sot merr rreth 550 euro.

“Çfarë të them, ndoshta 100 euro duken shumë, por krahasuar me çmimet sa janë rritur, sidomos vitin e kaluar, kjo rritje është shumë pak”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Sipas aktiviteteve ekonomike, pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e energjisë - ku arrijnë në afro 970 euro - pasuar nga sektori i informimit dhe komunikimit, ku janë afro 900 euro. Paga më e ulët, në vlerë prej 323 eurosh, është tek akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim. Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se niveli i ulët i rritjes së pagës mesatare në Kosovë është pasojë e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik gjatë një dekade. Në dhjetë vjetët e fundit, rritja mesatare ekonomike në Kosovë ka qenë 4 deri në 5 për qind.

Të dhënat e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tregojnë se në vitin 2023, Kosova do të ketë rritje ekonomike për 3.5 për qind, ndërsa në vitin 2024 për 4 për qind.

Profesori i Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se në Kosovë nuk ka pasur ristrukturim të ekonomisë, gjë që, sipas tij, do të mundësonte zhvillim më të madh.

“Ne, si ekonomi e Kosovës, më shumë jemi përqendruar në sektorin e shërbimeve, sesa në prodhim, dhe kjo ka bërë që të ketë paga të ulëta. Gjithkund shërbimet paguhen më pak se shërbimet e prodhimit”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.

Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale të Kosovës qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti. Qeveria zotohet se do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, me synim digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese.

Këtë muaj, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ofroi përkrahje financiare, në vlerë prej një milion eurosh, për blerjen e makinave prodhuese dhe përpunuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese.

Qëllim i përkrahjes së këtyre bizneseve u tha se është rritja e investimeve, rritja e konkurrencës dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Berim Ramosaj, ligjërues i lëndëve ekonomike në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se produktiviteti i punës në Kosovë është i ulët, në veçanti në sektorin publik, andaj edhe pagat, sipas tij, janë solide.

“Nëse e shohim në aspektin e logjikës ekonomike, vërtet lë për të dëshiruar niveli i produktivitetit në sektorin publik, kur kemi parasysh se edhe jemi të mbingarkuar me numrin e të punësuarve. Kështu që, faktikisht, sado që na duket se është pagë e ulët në sektorin publik, mendoj se është mjaft e lartë, marrë parasysh shkallën e ulët të produktivitetit të punës”, thotë Ramosaj.

Mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik në Kosovë marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro.

Nivelin e pagës mesatare bruto në Kosovë e ka diktuar edhe paga minimale, e cila nga viti 2011 nuk ka ndryshuar dhe sillet nga 130 deri në 170 euro.

Në dhjetë vjetët e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me rritje të çmimeve të konsumit - gjë që ka ndikuar në standardin e tyre jetësor.

Nëse krahasohet viti 2012 me vitin 2022, norma mesatare e inflacionit është 9.1 për qind më e lartë.

Rritje më e theksuar e çmimeve të konsumit është shënuar në vitin 2022, kur norma mesatare e inflacionit ka qenë gati 12 për qind.

Ridvan Berisha thotë se, me pagën që merr, nuk arrin t’i blejë gjërat e njëjta që i ka blerë vetëm një apo dy vjet më parë për familjen e tij 5-anëtarëshe.

“Krejt sendet ushqimore janë më shtrenjtë. Çmimet janë rritur shumë”, thotë ai.

Nga viti 2021 deri në vitin 2022, kur çmimet e konsumit kanë shënuar rritjen më të lartë, paga mesatare bruto në Kosovë është rritur për vetëm 37 euro.

Inflacioni në Kosovë, si gjetiu në botë, ka marrë hov në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë 2022-shit, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të atij viti. Aktualisht, gjendja është më stabile.

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind.

Numri i të punësuarve në dhjetë vjetët e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, ka shënuar rritje për 86 mijë - në vitin 2012 ka qenë 302 mijë, ndërsa më 2022 ka qenë 388 mijë.

Shqetësuese për ekspertët e ekonomisë mbetet rënia e numrit të punëkërkuesve të regjistruar.

Skenderi thotë se janë pagat e ulëta ato që i kanë dekurajuar të rinjtë të kërkojnë punë.

“Çdo vend fillimisht duhet të krahasohet me vendet e rajonit. Në shtetet fqinje të Kosovës, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut... paga mesatare që ofrohet është 900 euro, e, në anën tjetër, Kosova ka një pagë mesatare shumë më të ulët. Në këtë kontekst, pagat që ofrohen në Kosovë janë dekurajuese për të rinjtë”, thotë Skenderi.

Numri i punëkërkuesve të regjistruar në qendrat rajonale në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare në vitin 2013, ka qenë rreth 300 mijë. Ky numër, ndër vite, ka rënë për rreth 280 mijë.

Marrë nga REL

berim ramosaj nagip skenderi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet