LIVE UPDATES
Bota

Republika Sërpska miraton një draft të kushtetutës të re për ta përcaktuar atë si shtet

Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

14 Mars 2025, 07:30 Nga N.F
Republika Sërpska miraton një draft të kushtetutës të
Foto ilustruese

BOSNJE- Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta përcaktojë si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës. Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t'i japin të drejtën e vetëvendosjes, ta krijojë ushtrinë e tij dhe ta shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt e tjerë përbërës.

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës. Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

Kjo është një lëvizje tjetër për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e liderëve të këtij entiteti, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e ligjeve, Republika Sërpska ka ngulur këmbë se ligjet do të zbatohen. Veprimet e liderëve të Republikës Sërpska janë kundërshtuar nga opozita në këtë entitet dhe janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në një seancë më herët të enjten, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska e kaloi gjithashtu një ligj që parashikon krijimin e një gjykate dhe prokurorie speciale në këtë entitet, të cilat, siç u tha, do të siguronin "mbrojtjen e rendit kushtetues" në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë tha për Radion Evropa e Lirë se miratimi i Ligjit për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska "përbën sulm të drejtpërdrejtë dhe të qëllimshëm" ndaj rendit juridik të Bosnje e Hercegovinës.

“Kjo jo vetëm që tregon mosrespektim flagrant të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga autoritetet e Republikës Sërpska, por gjithashtu përbën shkelje serioze të Marrëveshjes së Dejtonit dhe kornizës kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, çka hap raste të reja të përgjegjësisë penale për ata që zbatojnë këto veprime”, tha ajo.

Në fjalimin e tij në seancën e së enjtes, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndër të tjera tha se "nuk ka asgjë kundër" që nënkryetarët e Republikës Sërpska të jenë nga dy popujt e tjerë, por tha se kjo do të diskutohet nëse duan.

"I ftoj boshnjakët dhe kroatët të diskutojnë pozicionin e tyre në kushtetutën e re. Ne e dimë se ata janë të barabartë, por Republika Sërpska është shteti i popullit serb dhe të tjerëve që jetojnë këtu. Ky është përkufizimi kryesor", tha Dodik.

Ai i tha opozitës në Republikën Sërpska se ata do të mbajnë “përgjegjësi politike dhe të tjera", nëse nuk votohet kushtetuta e re. Për ta kaluar kushtetutën e re nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Asamblenë Parlamentare, ose 56 nga 83 deputetë. Shumica e mbledhur rreth Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të Dodikut ka 53 deputetë, që do të thotë se të paktën tre deputetë të opozitës duhet të votojnë kundër liderëve të partive, të cilët në përgjithësi kanë thënë se nuk do të votojnë për kushtetutën e re.

Ramiz Salkiq, deputet nga Partia e Veprimit Demokratik, tha se kushtetuta e re është në kundërshtim me "dispozitat kryesore të Kushtetutës së Bosnjës dhe parimet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit".

Seanca e Asamblesë Parlamentare të Republikës Sërpska vjen pas një sërë vendimesh që entiteti serb i Bosnjës i mori në ditët e fundit, pasi presidenti i saj Millorad Dodik u dënua më 26 shkurt nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje më 27 shkurt të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi këto ligje më 5 mars. Por, dy ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë.

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha më 8 mars se veprimet e Dodikut përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj. Këto veprime të Republikës Sërpska janë dënuar pothuajse në mbarë botën, nga sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio, te shefi i NATO-s Mark Rutte dhe disa ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit. Prandaj, sovraniteti dhe integriteti territorial janë të rezervuara vetëm për shtetin e Bosnje e Hercegovinës dhe jo për entitetet e saj./ REL

republika sërpska

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë