13 Nëntor 2024, 20:04
Nga r.ll

SHBA- Republikanët e Senatit kanë zgjedhur ekipin e tyre drejtues për Kongresin e ardhshëm. Përbërjen e ekipit e njoftoi ditën e sotme senatori John Brasso.
Përbërja e ekipit:
John Thune u zgjodh udhëheqës i konferencës së GOP dhe do të shërbejë si lideri i ardhshëm i shumicës. Brasso do të jetë ndihmësi i kreut të mazhorancës.
Tom Cotton do të shërbejë si kryetar i konferencës republikane.
Shelley Moore Capito do të jetë kryetare e komitetit të politikave republikane.
James Lankford do të shërbejë si nënkryetar i konferencës republikane.
Tim Scott do të jetë kryetar i komitetit kombëtar të senatorit republikan.
Senatori John Thune do të zëvendësojë senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vitet e fundit. Në raundin e dytë të votimit, Thune fitoi një shumicë prej 29 votash në favor të tij nga kolegët, ndërsa kundërshtari i tij John Cornyn nga Teksasi fitoi 24 vota. Ndërsa Senatori nga Florida Rick Scott, u eliminua nga gara pasi mori vetëm 13 vota në raundin e parë të votimit. Në atë raund Thune fitoi 23 vota dhe Cornyn fitoi 15. Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat, John Thune i Dakotës së Jugut, ka thënë në një deklaratë se është jashtëzakonisht i nderuar të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të.
republikanet e senatit amerikan
Bota
13 Nëntor 2024, 19:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SAN FRANÇISKO- Një person u plagos për vdekje pas një sulm me thikë në një stacioni treni&n...
Bota
13 Nëntor 2024, 19:18
r.ll
shtepia e bardhe
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka përfunduar takimin e tij me Joe Biden dhe është larguar nga Sht...
Bota
13 Nëntor 2024, 19:10
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një person që punonte për qeverinë amerikane është akuzuar për rrjedhje informacioni të klasi...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:43
r.ll
radisllav kerstic
SERBI- Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiç, të cilin gjykata e Hag&eum...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:38
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një raport i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë thekson se Rusia përmes mediav...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:21
E. D
John Thune
SHBA- Senatori John Thune ka fituar garën për udhëheqjen e Senatit. Thune do të zëvendësojë senatorin e Kent...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:24
r.ll
foto ilustruese
BAKU- Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferencën vjetore të Kombeve t&...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:21
r.ll
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Klinë të Kosovës. Me...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:05
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të emërojë së shpejti një të dërguar për paqen n&...
Bota
13 Nëntor 2024, 18:04
N.F
Sulmet
LIBAN- 78 persona u vranë dhe 122 u plagosën nga sulmet izraelite të martën në zona të ndryshme të Liba...