All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Republikanët pranë votimit për fazën e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për akuza ndaj Presidentit Biden

Votimi vjen ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ekipi i tij drejtues përballen me presion në rritje për të demonstruar përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

13 Dhjetor 2023, 22:54 Nga I.A
Republikanët pranë votimit për fazën e procesit për
Mike Johnson
All - Paragraf - 1

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për të autorizuar zyrtarisht fillimin e procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj Presidentit Joe Biden, ndërsa republikanët mobilizohen për këtë proces, megjithë shqetësimet e disa prej tyre se nuk kanë dalë prova për shkelje nga presidenti.

Votimi vjen ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ekipi i tij drejtues përballen me presion në rritje për të demonstruar përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

Hetimi ka ngritur shqetësime etike, por nuk ka nxjerrë në pah asnjë provë për përfshirje në korrupsion ose marrje rryshfeti nga zoti Biden, si president apo nënpresident.

Zoti Johnson tha se votimi ishte "hapi tjetër i nevojshëm." Ai pranoi se ka "shumë njerëz që janë të pakënaqur që procesi nuk ka ecur më shpejt".

Por zoti Johnson tha në Fox News se ai beson se rezoluta do të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ta se "ne do të jemi në pozitën më të favorshme për të kryer përgjegjësinë tonë kushtetuese".

Synimi i republikanëve është që të ngrenë akuza dhe ta shpallin fajtor zotin Biden në një proces që mund të çojë në shkarkim nëse miratohet nga Senati. Një votim në favor të procesit për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave do të bënte që hetimit të zgjasë deri në vitin 2024, kur zoti Biden pritet të përballet përsëri me ish-presidentin Donald Trump, mbi të cilin u ngritën dy herë akuza gjatë kohës që shërbente në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti Trump i ka nxitur republikanët të lëvizin me shpejtësi kundër zotit Biden, si pjesë e thirrjeve të tij më të gjera për kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë e quajti të gjithë procesin “të pabazë" dhe tha se republikanët po e vazhdojnë atë "pavarësisht nga fakti që anëtarët e partisë së tyre kanë pranuar se nuk ka prova për të mbështetur shkarkimin e Presidentit Biden".

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, veçanërisht ata që vijnë nga distrikte të ndara mes dy forcave politike, kanë hezituar të shprehen pro votimit për procesin kundër zotit Biden, nga frika e një kostoje të konsiderueshme politike.

Por udhëheqësit republikanë kanë deklaruar javët e fundit se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden. Ky mesazh duket se i bindur skeptikët.

Që votimi të ketë sukses, duhet që pothuajse të gjithë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë pro. Kjo do të jetë një provë e madhe e unitetit të partisë, duke pasur parasysh epërsinë e lehtë të republikanëve 221-213.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të unifikuar në kundërshtimin e tyre ndaj procesit të shkarkimit, duke thënë se kjo është një farsë e përdorur nga GOP për të larguar vëmendjen nga ish-presidenti Trump dhe problemet e tij ligjore.

Ndërsa republikanët thonë se hetimi i tyre është i përqendruar tek vetë presidenti, ata kanë treguar interes të veçantë për të birin e tij Hunter Biden dhe marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit, nga të cilat ata akuzojnë presidentin se ka përfituar personalisht.

Marrë nga VOA

mike johnson joie biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet